Onkologjia ka strukturë shumë disiplinore dhe përfshinë shumë degë shkencore. Prandaj, mjekimi dhe përcjellja e kacerit pa dyshim duhet të realizohet përmes qasjes shumë disiplinore, gjegjësisht në bashkëpunim me më shumë degë mjekësore.
Pse është e rëndësishme qasja shumë disiplinore?
Zgjidhjet më efikase gjatë mjekimit të kancerit janë fituar me implementimin e qasjes shumë disiplinore, pasiqë onkologjia është fushë e cila kërkon bashkëpunim dhe vendimmarrje të përbashkët të specialistëve nga më shumë degë mjekësore. Konsultimi i mjekëve nga degë të ndryshme është me rëndësi të madhe në diagnostifikimin dhe në mjekimin e kancerit, si dhe kërkon punë ekipore. Në ekipet shumë disiplinore mblidhen specialistë nga degë të ndryshme, të cilët sjellin vendime të përbashkëta dhe e ndajnë përgjegjësinë. Si rezultat i kësaj, qendrat që punojnë sipas parimit shumë disiplinor kanë rezultate më të suksesshme në mjekimin dhe përcjelljen e pacientëve të cilët kanë kancer.
Qasja shumë disiplinore në spitalet e “Acibadem"
Onkologjia është fushë e cila kërkon bashkëpunim mes degëve të ndryshme të mjekësisë. Konsultimi mes mjekëve nga fusha të ndryshme ka rëndësi të madhe për diagnozën dhe trajtimin e pacientëve me kancer dhe kërkon punë ekipore. Organet shumë disiplinore të ashtuquajturit “tumor councils”, të përbërë nga specialistë nga fusha të ndryshme, sjellin zgjidhje të përbashkëta dhe e ndajnë përgjegjësinë për trajtimin e pacientëve me kancer. Si rezultat i kësaj, qendrat të cilat e aplikojnë qasjen shumë disiplinore sigurojnë rezultatet më të suksesshme nga mjekimi dhe përcjellja e pacientëve me kancer. Qasja e këtillë në mjekimin e të sëmurëve me kancer është prioritet në spitalin “Acibadem Sistina”, si pjesë e Grupacionit shëndetësor “Acibadem”.