Spitali i klinikës “Acibadem Sistina”

Rrëfimi ynë në sektorin shëndetësor filloi në vitin 2001 me hapjen e Spitalit special për gjinekologji dhe obstetri “Shën Mëria e Vogël – Sistina” – vend ku kujdesi për shëndetin riprodhues të gruas fitoi një dimension krejt tjetër. Rezultati i suksesshëm në veprimtarinë tërësisht të re dëshmoi se nuk është e rëndësishme në cilin segment do të vendosni të investoni, por me sa dashuri dhe përkushtim do të hyni në çdo projekt të ri. Momentet e suksesit, ditët ku brendi ”Sistina” fitoi dimensione më të mëdha, i zgjeroi kapacitetet, me investim serioz në shëndetësi dhe u rrit në spital klinike, ku më 7 prill 2010 i hapi dyert për pacientët e vet.

Më 10 nëntor 2010 Spitali i klinikës “Sistina” shënoi edhe një sukses. Me nënshkrimin e marrëveshjes për afiliacion me grupacionin më të madh të spitaleve në Evropën Juglindore “Acibadem”, Spitali i klinikës “Sistina” krijoi mundësi për shkëmbim të njohurive dhe përvojave dhe edukim me ekipin mjekësor të gjigantit shëndetësor turk.

Vetëm për një vit ky bashkëpunim i suksesshëm u rrit në partneritet shëndetësor. Spitali i klinikës “Sistina” u bë pjesë e Grupacionit shëndetësor “Acibadem” dhe u bë spitali i parë i këtij lideri në shëndetësi, jashtë kufijve të Turqisë. “Acibadem Sistina” u bë pjesë e zinxhirit të dytë më të madh të spitaleve, grupacionit malezian IHH. Hyrja në këtë grupacion për ne paraqet ngritje të standardeve në mjekimin dhe implementimin e të gjitha teknologjive më moderne dhe protokolleve në mjekimin dhe vendosjen në Maqedoni në hartën shëndetësore botërore.

Sot Spitali i klinikës “Acibadem Sistina” është spitali më i madh dhe më modern privat në rajon dhe është shembull për rrëfim të suksesshëm në sektorin shëndetësor me shërbimet mjekësore sipas protokolleve më moderne në mjekimin e pacientëve. Ekipi cilësor mjekësor duke përdorur metoda dhe teknika bashkëkohore u qëndron në dispozicion pacientëve 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

KAPACITETI  

“Acibadem Sistina” shtrihet në hapësirë të mbyllur spitalore prej 22.000 metra katrorë i shpërndarë në 7 kate. I pajisur me 11 salla më moderne operacioni dhe kapacitet prej 242 shtretër spitalor dhe 56 vende intensive (kirurgji, kardiokirurgji, kardiologji dhe neonataologji).

EKO SPITAL

Spitali i klinikës “Acibadem Sistina” numërohet në listën e eko spitaleve, të cilat i riciklojnë mbeturinat e veta, e me këtë kontribuojmë për mjedis më të pastër jetësor.

ACIBADEM SISTINA - BABY FRIENDLY HOSPITAL

Edhe një dëshmi për përkushtimin maksimal në punën me nënat e reja dhe foshnjat e porsalindura është fakti se Reparti për neonatologji e posedon certifikatën e UNICEF Baby Friendly Hospital, Spital mik i foshnjave (Baby Friendly Hospital). Kjo certifikatë prestigjioze merret nëpërmjet një sistemi të rreptë të akreditimit, që mund ta marrë çdo spital i cili i respekton 10 standardet e vendosura, të cilat janë shndërruar në të ashtuquajtur 10 hapa për dhënien gji me sukses.

DHOMAT E SPITALIT

Komoditeti i spitalit është prioriteti ynë. Dhomat e spitalit janë dizajnuar në atë mënyrë që t’u përgjigjen nevojave specifike të pacientëve, të mundësojnë atmosferë të këndshme dhe ndjenjën e komoditetit dhe komforit gjatë qëndrimit në spital. Në çdo dhomë ka televizor, tualet, sistem qendror për ngrohje dhe ftohje, sistem për komunikim me motrat medicinale. Spitali disponon me:
- Dhoma me një krevat
- Dhoma me dy krevat
- Apartamente

PERSONELI YNË 

“Acibadem Sistina” sot është brend në shëndetësinë maqedonase dhe sinonim për besim, siguri dhe kualitet. Numëron më shumës e 700 të punësuar, mes të cilëve ekip mjekësor nga profesionistë me përvojë, ekspertë në fushën e tyre. Personelin tonë e përbëjnë ekip prej 138 mjekëve me renome, prej të cilëve 15 profesorë universitarë. Në spital punon edhe ekipi i motrave medicinale me specializim të lartë në fushat e tyre. Spitali në vazhdimësi investon në edukimin e vazhdueshëm të punësuarve të vet. Me strukturën e deritanishme të punësuarve, në “Acibadem Sistina”, në një krevat spitalor i janë përkushtuar 2 motra medicinale.

Për shëndetin, më të rëndësishëm janë dituria dhe përvoja pasiqë BËHET FJALË PËR JETËN!

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

Language