Onkologjia

Onkologjia mjekësore përfshinë mjekimin e pacientëve me kancer, zbatimin e masave parandaluese për mbrojtje nga kanceri, si dhe përcjelljen e pacientëve me kancer dhe metodat për diagnostifikimin e hershëm.

Çfarë është onkologjia mjekësore?

Onkologjia mjekësore është degë shkencore e cila përfshinë jo vetëm mjekimin e pacientëve me kancer, por edhe mbrojtjen nga kanceri, përcjelljen e të sëmurëve me kancer dhe meto­dat për diagnostifikimin e hershëm. Me fjalë të tjera, secila fazë e sëmund­jes malinje është lëndë e onkologjisë mjekësore. Përveç kësaj, gjatë diag­nozës dhe gjatë mjekimit të sëmundjeve malinje ka bashkëpunim mes special­iteteve të ndryshme, siç janë kirurgjia dhe radiologjia. Qasja ndaj pacientit është shumë disiplinore në pajtim me mjekësinë e bazuar në dëshmi.

Si realizohet mjekimi?

Mjekimi realizohet me ndihmën e ilaçeve, të cilat jepen në mënyrë in­travenoze ose orale. Megjithatë, kjo praktikë dallohet në varësi nga lloji i kancerit. Plani për mjekim aplikohet në bazë të tipit të qelizës së kancerit, or­gani ku për herë të parë është paraqitur dhe organet në të cilat është përhapur. Trajtimi mund të jetë si mjekim adju­vant, me qëllim që të zvogëlohet rrezi­ku nga përsëritja e sëmundjes, pastaj si mjekim neoadjuvant, që të mundësohet operabiliteti ose të mbrohen organet dhe si mjekim paliativ që të vazhdohet jeta dhe të rritet kualiteti i jetës. Mjeki­mi mund të bëhet individualisht ose në kombinim me terapi të tjera.

Cilat metoda shfrytëzohen në aplikimin e mjekësisë onkologjike?

   

Hemoterapia (terapia me ilaçe):

Hemoterapia ka për qëllim që t’i shkatërrojë qelizat kancerogjene, të cilat rriten në mënyrë të pakontrol­luar për shkak të disa ndryshimeve në strukturat e tyre. Në shumicën e rasteve, qëllimi është të vriten qelizat kancerogjene me dhënien e disa ilaçeve të cilat veprojnë përmes mekanizmave të ndryshme. Përdorimi i ilaçeve në hemoterapi si mënyrë e mjekimit të sëmundjeve malinje për herë të parë është paraqitur në fillim të shekul­lit 20. Kur gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore përdorej iperiti, është llogaritur se gazi është shumë fatal për qelizat kancerogjene të cilat shumohen shpejt, pasiqë është zbuluar se gazi e ka zvogëluar numrin e leukociteve. Gjatë vitit 1940 është dhënë në mënyrë in­travenoze gjatë mjekimit të limfomeve, me çka është bërë hap i suksesshëm në mjekim, duke i marrë parasysh kushtet e asaj kohe. Zhvillimi i këtillë e hapi rrugën për hulumtime të substancave tjera, të cilat do të mund të ndikonin mbi paraqitjen e sëmundjeve malinje dhe prej atëherë ilaçet për hemoterap­inë zhvillohen vazhdimisht. Ndodhitë më të reja në këtë fushë ndiqen në qen­drat për onkologji pranë “Acibadem” dhe mjekimi realizohet në pajtim me standardet botërore.

Terapia hormonale:

Ilaçet hormonale përdoren gjatë mjekimit të tumoreve të cilët janë të ndjeshëm në hormone, siç janë kanceri i prostatës dhe i gjirit. Zakonisht ilaçet jepen në mënyrë orale ose me anë të injektimit.

Imunoterapia (trajtimi i sistemit imunologjik):

Sub­stanca të cilat i prodhon sistemi im­unologjik në mënyrë natyrore. Ato shfrytëzohen që të identifikohen dhe të shkatërrohen qelizat kancerogjene me alarmimin e sistemit imunologjik të trupit.

Terapia biologjike qël­limore:

Një nga ndodhitë më të rëndësishme gjatë dekadës së fundit në mjekimin e kancerit është zhvilli­mi i terapive biologjike me efikasitet të lartë, relativisht me efekte shumë pak të dëshiruara, të cilat identifikojnë caqe të cilat janë prezent në qelizat kancerog­jene, por jo edhe në qelizat normale. Terapitë e tilla të udhëhequra drejt qëllimit janë vendosur për mjekimin e kancerit me opsione efikase për shumë lloje të kancerit dhe me sukses zbatohen te shumë lloje të kancerit, veçanërisht te kanceri i gjirit, zorrëve, veshkave dhe melanoma malinj i lëkurës.

A e dinit? 

Ekzistojnë më shumë lloje të kan­cerit të cilat trajtohen me onkologjinë mjekësore, siç janë: kanceri i gjirit, tumori i trurit, kanceri i mushkërive, zorrës së trashë dhe rektumit, kanceri i lukthit, pankreasit, mëlçisë, prostatës, mitrës, vezorëve, kanceri i fshikëzës, testiteve, veshkës, tumori i trurit dhe qafës, tumori i eshtrave, tumori i in­deve të buta etj...

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language