Pa operacion do të mjekohen tumoret në tru

Me radio-kirurgji shkatërrohet DNA e tumorit, me çka qelizat e tumorit nuk mund të përhapen dhe të zhvillohen më tepër. Ky tip i radioterapisë më shpesh përdoret në trajtimin e tumoreve në tru dhe është terapia e vetme për trajtimin e tumoreve n vendet e pakapshme në tru dhe nuk mund të hiqen me intervenim kirurgjik, thotë dr. Petrova.

 

Për herë të parë në vend në Spitalin e klinikës “AcibademSistina” në Shkup do të mund të trajtohen pacientët me tumore në tru, të cilat gjenden në vende të pakapshme dhe te të cilat nuk mund të bëhet mjekimi kirurgjik, ndërsa me ndihmën e teknologjisë së sofistikuar të inkorporuar në akceleratorin linear TRILOGY. Deri më tani për këtë tip të trajtimit pacientët dërgoheshin për mjekim jashtë vendit.

Qelizat e tumorit nuk zhvillohen

Spitali i klinikës “AcibademSistina” është spitali i vetëm në Maqedoni, i cili ka mundës për radio-kirurgji stereotaktike. Dr. DevaPetrova, onkolog-radioterapeute në këtë institucion, sqaron çfarë paraqet ky tip i radio-kirurgjisë.

Radio-kirurgjia sterotaktike është tip i radio-terapisë, që është shumë i fuqishëm dhe i saktë. Në vend që më shumë herë me doza të ulëta, në radio-kirurgji tumori trajtohet me një fraksion me dozë të lartë të rrezatimit.

Me radio-kirurgji shkatërrohet DNA e tumorit me ka qelizat e tumorit nuk mund të përhapen dhe të zhvillohen më tepër. Ky tip i radioterapisë më shpesh përdoret në trajtimin e tumoreve në tru. Paraqet terapi të vetme për trajtimin e tumoreve në vendet e pakapshme në tru dhe të cilat nuk mund të hiqen me intervenim kirurgjik. Me atë trajtohen tumore të vogla në tru, të cilat janë më të vogla se 3 centimetra. Radio-kirurgjia është kirurgji alternative e jo klasike. Përveç tumoreve të trurit, mund të trajtohen edhe tumoret në vende tjera në trup, thotë dr. Petrova.

Ajo sqaron se tumori në tru trajtohet më shpesh me një ose më shumë fraksione, varësisht nga vendi dhe madhësia e tumorit.

Prandaj japim dozë të madhe të rrezatimit, me mbrojtje maksimale të organeve fqinje të shëndosha. Që të realizohet trajtimi i tillë nevojitet profesionalizëm dhe përgatitje e ekipit të onkologëve dhe radioterapeutëve dhe fizikanëve mjekësor. Sigurohet rrezatim i saktë dhe i fokusuar në mjekimin e tumoreve në tru, thekson dr. Petrova.

Në cilat raste përdoret radio-kirurgjia

Mjeku cakton se te cili pacient mund të realizohet radio-kirurgjia, ndërsa ky vendim varet nga ekipi, madhësia dhe vend i tumorit që duhet të trajtohet.

Radio-kirurgjia përdoret edhe në trajtimin e tumoreve në tru, që gjenden në vende të pakapshme ose të cilat nuk mund të mjekohen në mënyrë kirurgjike, si dhe në trajtimin e disa ndryshimeve beninje në tru, siç janë malformimetarterovenoze. Rezultatet  të cilat arrihen me këtë trajtim janë identik me rezultatet nga trajtimi neurologjik. Me këtë teknologji mund të trajtohen tumore të vegjël me rrezatim të njëhershëm me doza të larta. Indet e shëndosha janë të mbrojtura me nivelin më të lartë nga efektet e padëshiruara nga rrezatimi. Pacienti vjen, e pranon terapinë e njëhershme dhe pas trajtimit mund të vazhdojë me aktivitetet normale të përditshme. Sipas statistikave botërore, radio-kirurgjia e TRILOGY ka sukses të madh në mjekimin e pacientëve të trajtuar me këtë metodë, shton dr. Petrova.

Trajtimi zgjat disa minuta

Përgatitja për trajtim është e njëjtë si edhe te radioterapia e zakonshme. Që të mund të realizohet trajtimi, imobilizohet koka e pacientët me maskë termoplastike, me çka sigurohet pozita efikase gjatë trajtimit. Në të njëjtën kohë bëhet tomografia kompjuterike e kokës dhe shënimi i vendit para trajtimit.

Bëhet plani kompjuterik për radio-kirurgji, që përmban përcaktimin e pikave hyrëse të rrezatimit, optimizimi i dozës së nevojshme në këtë vend, llogaritja e sasisë së rrezatimit në organet e shëndosha, të cilat gjenden në afërsi të vendit, që është caku i radio-kirurgjisë, verifikimi i planit të përgatitur për rrezatim para trajtimit, verifikimi i pozitës reale t pacientët dhe ekzekutimi i radio-kirurgjisë.

Gjatë kohës së trajtimit, akceleratori TRILOGY rrotullohet rreth pacientët duke lëshuar doza të larta të rrezatimit në regjionin që paraprakisht është shënuar me saktësi nga ekipi i specialistëve, që përfshinë radiologun, onkologun dhe neurokirurgun.

Trajtimi zgjat disa minuta, bashkë me përgatitjet e pacientit jo më shumë se 30 minuta.

Përparësia e radio-kirurgjisë është se nuk ka periudhë para operative të integrimit, nuk ka as veçori të përgatitjeve dhe ekzaminimeve mjekësore, siç është para ndërhyrjes klasike operative.

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language