Prof. dr. LupçoLekovski, kirurg urolog në “AcibademSistina” i thekson njohuritë më të reja për kancerin e prostatës (faktorët e rrezikut, simptomat, trajtimi)

Kanceri i prostatës zhvillohet në gjëndrën e quajtur prostatës. Ajo është me madhësi të gështenjës dhe gjendet pikërisht nën fshikëzën e urinës. Kjo gjëndër prodhon një pjesë nga lëngjet e spermës. Pas kancerit të lëkurës, ky tip i kancerit është më i shpeshtë mes popullatës mashkullore. Kanceri i prostatës zhvillohet ngadalë, pa bërë gjatë kësaj çrregullime serioze. Por ekzistojnë edhe tipa të kancerit të prostatës të cila janë agresive dhe përhapen shpejt.

 

Simptomat

Në fazën e hershme të sëmundjes, mund të mos paraqiten simptoma. Me zhvillimin e sëmundjes, paraqiten edhe simptomat e para, si urinimi i shpeshtë, veçanërisht gjatë natës, vështirësi gjatë fillimit ose ndërprerjes së urinimit, lëshimi i currilit të dobët të urinës, ndjenjë e dhimbjes gjatë urinimit ose gjak në urinë ose në spermë.

Faktorët e rrezikut

Te kanceri i prostatës ka faktorët të rrezikut të cilët mund t’i kontrollojmë, ndërsa ky është ushqimi. Konsumimi tej mase i ushqimit të yndyrshëm dhe mishit ët kuq e ngritë nivelin e hormoneve. Nga ana tjetër, faktorët e rrezikut të cilët nuk mund t’i kontrollojmë janë mosha dhe historia familjare.

Mitet për kancerin e prostatës

Ekzistojnë edhe shumë mite lidhur me kancerin e prostatës. Është dëshmuar se aktiviteti i shpeshtë seksual nuk e rritë rrezikun ngakanceri i prostatës, e as prostata e rritur nuk sjell deri te kanceri.

Skrining DRE dh PSA

Faktori i rrezikut kryesor për kancerin e prostatës është mosha. Rreziku është më i madh nëse në ose më shumë anëtarë në familje kanë patë kancer të prostatës. Një nga kontrollet më të rëndësishme parandaluese të cilat duhet të bëhen te çdo mashkull mbi 50 vjet është kontrolli i prostatës, i cili përfshinë eho kontroll dhe kontroll rektal të prostatës. Pjesë përbërëse e kësaj pako për meshkujt është edhe caktimi i PSA në gjak.  Ky është një lloj markeri për tumor, i cili mund ta zbuloje prezencën e kancerit në prostatë në fazën shumë të hershme. Te meshkujt me histori familjare për kancerin e prostatës, si edhe te duhanxhinjtë, këto kontrolle duhet të fillojnë që të zbatohen që në moshën 45 vjeçe. Niveli i ngritur i PSA mund të tregojë për rrezikun e rritur nga kanceri. Vlerat e rritura të PSA nuk do të thotë edhe kancer i prostatës. Ky marker i tumorit mund të ketë vlera të rritura në gjak edhe gjatë inflamacionit të prostatës. Gjithashtu. Biopsia është një nga metodat për diagnozë. Realizohet me ndihmën e gjilpërës, me të cilën merren ekzemplarë nga indi i prostatës. Ekzemplarët nga indi ekzaminohen nën mikroskop. Biopsia është mënyra më e mirë për zbulimin e kancerit dhe për caktimin e stadiumit.  

Incizimi i kancerit të prostatës

Disa pacienti kanë nevojë nga ekzaminime plotësuese për atë nëse kanceri është përhapur rreth prostatës. Këto ekzaminime përfshijnë ultrazë, TK tomografi, rezonancë magnetike, PET skanim dhe skanim i eshtrave.

Fazat e kancerit të prostatës

Kanceri i prostatës mund të ketë katër faza, dhe atë nga momenti kur është në stadiumin fillestar dhe gjendet në vetë prostatën, deri në momentin kur do të metastazojë deri te nyejt limfatike, organet më të afërta ose indet (retkumi dhe fshikëza e urinës) ose organet më të largëta, siç janë eshtrat dhe mushkëritë. 

Shkalla e mbijetesës nga kanceri i prostatës

“Ana e mirë” te këto sëmundje është se shpesh zhvillohen më ngadalë, dhe në 9 prej 10 rasteve zbulohet në fazën e hershme. Në të vërtetë, te ata te të cilët është diagnostifikuar kanceri i në momentin deri sa nuk është përhapur edhe në organet tjera, gjegjësisht kur është i lokalizuar vetëm në prostatë, shkalla e mbijetesës është 100%, derisa te ata te të cilët kanceri është përhapur deri te organet më të largëta është 28%. 

Trajtimi

Trajtimi i kancerit të prostatës është intervenim kirurgjik, i quajtur prostatektomi radikale, që mund të realizohet në mënyrë klasike, me laparoskopi pse me kirurgji robotike.

Terapia hormonale mund ta zvogëlojë rritjen e qelizave kanceroze. Këto ilaçe ose hormone e bllokojnë prodhimin e testosteronit dhe të hormoneve tjera mashkullore të quajtur androgjenë. Efektet e padëshiruara nga këto ilaçe janë djersitja e tepruar, rritja e gjinjve, trashja dhe impotenca.

Si pjesë e mjekimit është kimioterapia dhe terapia me rrezatim. Në Spitalin e klinikës “AcibademSistina” terapia me rrezatim realizohet me akceleratorin më të fuqishëm TRILOGY.

Disfunksionierektil

Disfunksionierektil nuk do të thotë se paraqitet te çdo pacient, mund të paraqitet në raste kur kanceri gjendet në fazën e avancuar. Në mjekimin e disfunksioniterektil rekomandohen proteza penile, të cilat paraqesin zgjidhje të përhershme për këtë problem.

Ushqimi i shëndetshëm është parandalimi më i mirë nga ky tip  kancerit. Rekomandohen pesë ose më shumë shujta me perime gjatë ditës, kokrra integrale, në vend të bukës së bardhë, konsumim i zvogëluar i ushqimit të yndyrshëm dhe mish i përpunuar, konsumim i zvogëluar i pijeve alkoolike.

Për më shumë informata lexoni për kancerin e prostatës.

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language