Lufta me kancerin më mësoi se si të jetoj

“Kur dikush do të më pyesë se çfarë më ndodhi dhe nëpër çka kalova, i them të mos pyesë për këtë, ajo që ka ndodhur ka kaluar. Më pyetni se çfarë mësova që t’ua përcjell, që edhe ju mos të kaloni nëpër atë. Ajo që ka kaluar as armiqve nuk ua dëshiroj”, me këto fjalë e filloi rrëfimin e tij, 35 vjeçi Paskal Krapovski. Ai, si dhe çdo i ri tjetër, ka jetuar me “shpejtësi të plotë”. Ka dashur t’i arrijë majat profesionale, ta shijoje suksesin, të bëhet profesionist i vërtetë. Por, kur në moshën e tij 34 vjeçe ka planifikuar që ta zgjerojë familjen, jeta e ka paralajmëruar.

 

“Perëndia më ra shuplakë duke menduar se diçka nuk bën në mënyrën time të jetës. Më dha shuplakë që të vazhdoj të jetoj, në trupin e njëjtë, por më i fuqishëm dhe me mendime ndryshe rreth jetës”, vazhdon Paskali.

20 centimetra masë tumori në kraharor

Shuplaka ishte masë tumori prej 20 centimetra në kraharor, e diagnostikuar në stadiumin e 4-rt. Këto 20 centimetra i kanë bërë presion në mushkëritë, zemrën dhe lukthin. Si pasojë e kësaj ka marrë frymë me vështirësi.

“Koka mu fry, nuk mund të haja, kisha temperaturë të lartë në mbrëmje, ndërsa nuk mund të filloja me terapinë pasi që pas 3 biopsive nuk kisha diagnozë të saktë. Prita tre muaj që të vendoset diagnoza e saktë e tumorit, që të filloj me mjekimin. Në fund, përfundimisht, ma dhanë diagnozën. Por, para Vitit të ri një mik udhëtoi për në Gjermani, e luta që t’i dërgoje rezultatet e mia te një mik, patohistolog, që ta vërtetoje diagnozën. Prej atje arriti mesazhi me diagnozë krejt ndryshe. Isha i hutuar dhe kërkova mendim të tretë. Vendosa komunikim me Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina”, i solla të gjitha rezultatet dhe gjetjet te dr. Katerina Kubelka, e cila e vërtetoi diagnozën nga Gjermania dhe kështu filloi mjekimi im”, na tregon Paskal Krapovski.

Më në fund, pas tre muajve Paskali duhej të fillojë me terapinë. Por, u paraqitën probleme plotësuese me zemrën e tij. Menjëherë u pranua në Repartin për kardiologji në “Acibadem Sistina”.

“Më dërguan në Repartin për kardiologji ku më pranoi dr. Daniella Projevska. Duhej të më nxirret lëngu nga kraharori që të mund të mjekohem. Kisha fat se u gjeta në duart e vërteta, pasi që dr. Projevska është person i mrekullueshëm. Bashkë me dr. Zharko Hristovski ma nxorën lëngun nga mushkëria e majtë. Pas kësaj isha i gatshëm për sfidën e re.”

Kimioterapia dhe terapia me rrezatim intensiv

Menjëherë pas drenazhit të zemrës, Paskali filloi me kimioterapi dhe terapinë me rrezatim në Qendrën për onkologji dhe radioterapi në Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina”, e cila zgjati 5 muaj. Tumori nuk mund të hiqej në mënyrë kirurgjike, pasi që ashtu siç rritej i mbështillte arteret.

“Pranova 4 cikle kimioterapi. Pastaj vazhdova me terapinë me rrezatim në akceleratorin TRILOGY. Gjithsej kisha 20 rrezatime. Ishte lodhëse, por nuk u dorëzova”, sqaron Paskali.

Mjekët më udhëhiqnin nëpër gjithë betejën

Gjatë gjithë mjekimit, Paskali, siç thotë, ka krijuar barrierë mentale dhe nuk ka lejuar që sëmundja të ndikojë mbi atë. Mbështetjen më të madhe e kishte nga familja e tij dhe e fejuara, të cilët vazhdimisht ishin afër tij dhe i jepnin kurajë. Bashkë me ekipin nga Qendra për onkologji dhe radioterapi në “Acibadem Sistina”.

Paskali arriti të ngadhënjejë me sfidën

“Dr. Sllavica Kraleva dhe dr. Deva Petrova më udhëhiqnin nëpër gjithë betejën. Për gjithçka që pyesja, të ndaj, shkoja te ato. Mjekët më pranuan me buzëqeshje në fytyrë, më dhanë informata të tërësishme, më pranuan sikur të njiheshim gjithë jetën. Ishin këtu për çdo pyetje që kisha, për çdo paqartësi. Asnjëherë nuk më refuzuan. Nutricionisti Ana Antovska më këshillonte rreth ushqimit. Ky është momenti prej të cilit tërësisht jam i kënaqur. Në vend të parë profesionalizmi i ekipit, pastaj qasja ndaj pacientëve dhe kualiteti i spitalit. E di ku duhet të mjekohem, e di çfarë duhet të pres dhe atë që e prita e mora”, na rrëfen Paskali për përvojën e tij nga mjekimi në “Acibadem Sistina”.

Pas terapisë tumori u tërhoq

Terapia së shpejti filloi të japë rezultate. Tumori prej 20 u zvogëlua në 10 centimetra. PET skanimi i fundit tregoi 5 centimetra masë tumori joaktive. Megjithatë, për Paskalin çastet më të vështira ishin kur i priste rezultatet nga PET skanimi. “Çdo ardhje në pet skanim ose për kontroll, shpreson në rezultatet negative. Ndjehesh si kur pret rezultate në provim. Kur arritën rezultatet nga pet skanimi e qerasa veten me çiz kejk dhe piva kafe edhe pse isha në ushqim rigoroz. Të nesërmen piva edhe birrë”, na i përshkruan momentet kur kuptoi se fitorja me kancerin afrohej.

Paskali mësoi si të ngadhënjejë me sëmundjen, të jetë i fuqishëm dhe të kuptojë se mundësitë për mjekim janë të mëdha. Ai rekomandon se si për gjithçka në jetë ashtu edhe për kancerin duhet të luftosh. Lufta e tij përsëri e ktheu në rrugën e jetës. Por, kjo rrugë, më ndryshe dhe më e fuqishme me pikëpamje të reja ndaj jetës.

Çfarë mësova nga kanceri...

Kuptova se duhet të ndryshojë mënyra e jetës dhe përsëri të bashkohemi me natyrën. Terapitë janë të rëndësishme, por edhe mënyra e jetës, që më lehtë t’i kalosh terapitë. Pemët dhe perimet janë prezent në ushqimin tim çdo ditë. E ndryshova mënyrën e të ushqyerit, mënyrën e jetës, stërvitem, fizikisht jam aktiv, shëtisë. Shkoj të stërvitem kung fu dhe kam shumë energji. Kisha momente kur shpirtërisht bija poshtë, pasi që psikika e njeriut është shumë e thyeshme dhe e dobët. Pati edhe pyetje, por jo aq të shpeshta, lidhur me atë se a ka fund, me shpresë se fundi do të vijë shpejt dhe do të zgjohem nga ëndrra e keqe. Isha i vetëdijshëm se ka fund, por edhe ka rrugë që duhet të kalohet. Kjo më udhëhiqte nëpër të gjitha këto momente. Nuk lejova që jeta ime të ndërpritet këtu, pasi që e di se kam edhe shumë për të kaluar, por vetëm për muzikën dhe shoqërinë. Në shtëpi kam të fejuar, paramendoni po të më ndodhte diçka, çfarë do bëhej me atë, me babin tim, vëllain, mbesën. Kjo ishte ajo që më mbante dhe më bënte të fuqishëm. Pa marrë parasysh atë që do të ndodhte, pa dallim të rezultatit, duhet ta jetojmë jetën deri në frymën e fundit. Prandaj them fillojeni ditën me buzëqeshje, ashtu si thoshte i madhi Petre Përliçko “Buzëqeshi pasqyrës dhe ajo do t’ju buzëqeshe juve”.

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

Language