TRILOGY

TRILOGY  - Revolucion në trajtimin e kancerit

TRILOGY është përshpejtuesi më i sofistikuar linear i cili ofron mundësi për  trajtim të saktë dhe efektiv në radiologji të tumoreve malinje. Kjo pajisje hap një epokë të re në radioterapi, veçanërisht me përdorimin e terapisë stereotatike dhe radiokirurgjike.

Aparati TRILOGY është i vetmi në rajon i cili përfshin tre metoda dhe teknika të ndryshme radioterapi:

IGRT  (radioterapia e drejtuar nga imazhet): mundëson përcaktimin dhe lokalizimin e tumorit gjatë kryerjes së trajtimit. Falë kontrolleve të përditshme me imazhe (fotografim) mund të vërehet nëse tumori të cilin duhet ta rrezatojmë, ndodhet në fushën e rrezatimit. Pacienti fotografohet  jo vetëm para terapisë, por, edhe gjatë saj, duke mundësuar në këtë mënyrë parandalimin e mundshëm të spostimit  të tumorit gjatë periudhës së trajtimit.

IMRT (radioterapia me intensitet të moduluar): rezulton me shpërndarjen e dozës së lartë të rrezatimit të cilin duhet të marrë tumori, dozë e cila është e përshtatshme maksimalisht për të, madje edhe kur forma  e tij është komplekse dhe e pasaktë. Me ndihmën e kësaj teknike të rrezatimit, vendoset doza e dëshiruar në tumor, me një mbrojtje maksimale të organeve të shëndetshme.

Radioterapia SRT/ SRC: përfitimet e radioterapisë sterotatike përgjithësisht lidhen me lezione (tumore) të vogla. Sa më herët të zbulohet tumori, domethënë, atëherë kur është me dimenzione të vogla, radioterapia stereotatike do të ketë efekt më të madh gjatë trajtimit. Me radioterapinë SRT/SRC përdoren rrezatime të sakta të cilat arrijnë edhe tek tumoret më të vogla. 

Mbrojtja e indeve të shëndetshme

Me mundësinë e përdorimit të teknikës IMRT, doza e rrezatimit kundrejtë tumorit të synuar, është e përshtatshme dhe drejtuar në mënyrë precize  drejtë tumorit. Kështu tumori merr dozë të lartë, ndërsa doza përsa i përket indeve të shëndetshme dhe organeve përreth, është maksimalisht e ulët.  Doza e ulët tek organet dhe indet e shëndetshme, është një mbrojtje domethënëse për funksionin e tyre dhe ruajtjen e cilësisë së jetës pas përfundimit të trajtimit të radioterapisë.

 

Tumoret tek të cilat mund të realizohet trajtimi me rrezatim i TRILOGY:

Kjo teknologji përdoret për trajtimin e të gjitha  llojeve të tumoreve tek të cilat ekzistojnë tregues për nevojën e trajtimit me rrezatim.

  1. Tumori i kokës dhe qafës
  2. Tumori i trurit
  3. Tumori i mushkërive
  4. Tumori i gjirit
  5. Tumori i prostatës
  6. Tumori i fshikëzës së urinës
  7. Tumori i mitrës
  8. Tumori i stomakut
  9. Tumori i rektumit
  10. Tumori i indeve të buta

 

 

 

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

Language