KARCINOMI TIROID

Diagnostifikimi i hershëm dhe trajtimi adekuat i karcinomit tiroid jep mundësi për trajtim të suksesshëm. Ekzistojnë katër lloje kryesore të kancerit të gjëndrës tiroide. Varësisht nga lloji i karcinomit caktohet edhe mënyra e trajtimit.  

Çfarë është karcinomi tiroid?

Karcinomi tiroid paraqitet kur qelizat e gjëndrës tiroide pësojnë ndryshime gjenetike (mutacione). Karcinomi tiroid paraqitet si pezmatim, që mund të ndjehet përmes lëkurës së qafës ose si nyje e gjëndrës tiroide. Nyja mund të ndryshojë sipas madhësisë nga kokërr e vogël deri në madhësi të arrës, i ndërtuar nga qelizat të cilat organizohen në grupe. Nyejt klasifikohen në të ngrohta dhe të ftohta. Më seriozisht duhet kuptohet nyja e ftohtë, pasiqë 15% nga ky tip mund të jenë kancerogjene. Mu për këtë, pacientët të cilët kanë nyje të ftohta menjëherë duhet t’i nënshtrohen biopsisë me gjilpërë. Me qëllim që të fitohen rezultatet relevante, biopsia duhet të realizohet nga ana e specialistëve në institucione të specializuara shëndetësore, ndërsa ekzemplari duhet të ekzaminohet nga ana e patohistologëve me përvojë. Arsyeja pse realizohet biopsia është të vërtetohet nëse nyja është kancerogjene ose jo.

Llojet e karcinomit tiroid dhe mjekimi

Ekzistojnë katër tipa kryesor të karcinomit të gjëndrës tiroide:

1. Karcinomi i papilës tiroide:

Tipi i papilës së karcinomit tiroid me përfshirje prej 80% nga llojet e përgjithshme të diagnostifikuara është karcinomi më i shpeshtë i karcinomit. Karcinomi i papilës më shpesh është diagnostifikuar te pacientët e moshës prej 20 – 50 vjet. Në krahasim me gjininë, femrat janë tre herë më të ekspozuara nga ky tip i karcinomit. Ky karcinom tiroid është më i shpeshtë te fëmijët e moshës prej 14 vjet ose edhe te më të rinjtë. Karcinomi mund të mos tregojë kurrfarë simptomash më shumë vjet (ndonjëherë bile edhe 30 vjet) pasiqë zakonisht mbetet me madhësi nën 1 cm në diametër dhe mund të mos rritet kurrë. Zakonisht ky karcinom vërehet aksidentalisht gjatë mënjanimit kirurgjik të gjëndrës për shkak të gushës ose hipotiroidizmi. Ndonjëherë njerëzit as nuk janë të vetëdijshëm se e kanë këtë tip të karcinomit. Në disa vende, si Japonia dhe Finlanda, shkalla arrin deri në 30 për qind. Llogaritet se konsumimi i tepërt i llojeve të ndryshme të ushqimit të detit është shkaku u përqindjes së lartë. Konsumimi tej mase i jodit shkakton ndezjen e gjëndrës tiroide dhe kjo sjell deri te paraqitja e karcinomit. Mes tjerash, konstatimi i këtyre nyejve gjatë kontrolleve preventive është përmirësuar viteve të fundit duke iu falënderuar pajisjes me ultra zë me senzitivitet të lartë.

Mjekimi: Mjekohet me operacion. Mënjanohet e gjithë gjëndra (thyroidectomie). Nëse bëhet fjalë për mikro kancer më të vogël se 10 mm, pas operacionit merren ilaçe me hormone tiroide. Në rastet kur karcinomi është përhapur deri te nyejt limfatike dhe ka arritur deri te kapsula, e cila e rrethon karcinomin tiroid dhe në rastet kur diametri i karcinomit është më i madh se 10 mm, atëherë pacienti do t’i nënshtrohet trajtimit me jod radioaktiv gjashtë javë pas operacionit. Trajtimi e zvogëlon rrezikun nga paraqitja e serishme lokale dhe nga paraqitja e metastazave më të zhvilluara. Në rast kur nyejt limfatike janë të zhvilluara në qafën e pacientit, tiroidi duhet të hiqet bashkë me nyejt limfatike. Nëse ekziston dyshim për rast të tillë, nyja limfatike nuk hiqet. Në këtë stadium, nëse ka nevojë, diagnoza jepet përmes biopsisë me gjilpërë. Mënjanohet gjëndra tiroide dhe nyejt limfatike, gjatë së cilës mbro-het brendia e indit. Ky operacion quhet tiroidektomi e tërësishme, gjegjësisht diseksion i modifikuar radikal ose funksional i qafës.

Përcjellja e pacientit bëhet me caktimin e nivelit të TSH dhe tiroglobulin. TSH e tregon sasinë e hormonit të pranuar nga ana e pacientit dhe niveli i tiroglobulinit, që pas trajtimit do të jetë diku rreth 0, me çka ndihmohet të zbulohet të sëmururit e serishëm. Megjithatë, në disa raste sëmundja përsëri mund të paraqitet dhe pa nivel të lartë të tiroglobulinit. 90 për qind të pacientëve kthehen në jetën normale pas mjekimit.

2. Karcinomi folikular i tiroides

Ky tip i karcinomit zakonisht paraqitet te gratë e moshës prej 40 deri 60 vjet. Karakterizohet me përfaqësim prej 10% nga llojet e diagnostifikuara të përgjithshme. Mes karcinomit tiroid, karcinomi tiroid folikular diagnostifikohet më vështirë. Biopsia me gjilpërë e kryer para operacionit, si edhe evoluimi i prerjes së ngrirë i bërë gjatë operacionit definitivisht nuk mund të japin vlerësim për atë nëse lezioni është kanceroz ose jo. Që sillet vendim nëse bëhet fjalë për sëmundje malinje nevojitet të vëzhgohet nëse qelizat hynë në kapsulën, e cila e rrethon nyjën e përbërë prej qelizave normale. Në rast se kapsula është çrregulluar bëhet fjalë për karcinomin folikular, në të kundërtën diagnostifikohet formacion folikular beninj.
Mjekimi: Trajtimi i këtij karcinomi është i njëjtë si trajtimi i karcinomit papilar, e ky është tiroidektomia e tërësishme. Pa marrë parasysh madhësinë e tumorit kanceroz invaziv, pacienti pas operacionit trajtohet me jod radioaktiv. 80 për qind të pacientëve vazhdojnë me jetën normale pas trajtimit.

3. Karcinomi medular i tiroides

Tumoret medulare radhiten me 5 për qind në të gjithë karcinomët e diagnostifikuar tiroid. Tipi familjar (tipi i trashëguar) i karcinomit medular paraqitet më shpesh në moshën prej 1 deri 20 vjet. Tipi trashëgues i karcinomit medular paraqitet pas moshës dyzet vjeçare, më së shpeshti në formë të metastazës së gjëndrave limfatike.
Mjekimi: Trajtimi është tiroidektomia e tërësishme bashkë me diseksionin e nyejve limfatike në anën ku gjendet tumori. Pas operacionit, pacienti trajtohet me jod radioaktiv, pasiqë qeliza, e cila është e ndryshme nga qelizat tjera tiroide, nuk mund ta mbajë jodin. Pacienti përcillet me kontrolle të nivelit të kalcitonit në gjak. 60 për qind e pacientëve vazhdojnë të jetojnë në mënyrë të shëndoshë pas trajtimit të suksesshëm.

4. Karcinomi anaplastik i tiroides

Ky tip paraqitet me 5% nga të gjithë karcinomët tiroid. Karcinomi anaplastik i tiroides është më i shpeshtë te njerëzit më të mëshuar (me moshë mesatare prej rreth 60 vjet). Karcinomi papilar ose folikular, të cilët shumë vite nuk janë mjekuar, menjëherë e ndryshojnë sjelljen e tyre biologjike dhe fillojnë të rriten shpejt, duke u rritur në karcinom anaplastik i tiroides. Në raste të tilla, operacioni nuk është opsion për trajtim. Megjithatë, trajtimi me terapi radiologjike përdoret që të lehtësohet frymëmarrja te ata pacientë, të cilët kanë vështirësi me frymëmarrjen.

Çfarë është gusha?

Ekzistojnë tre sëmundje të cilat shkaktohen nga gjëndra tiroide: gusha, karcinomi tiroid dhe tiroiditis (ndezja e gjëndrës tiroide). Sëmundja më e shpeshtë me këtyre është gusha. Hulumtimet kanë treguar se 60 për qind nga popullata kanë gushë në stadiumin e hershëm. Gjithashtu edhe gjinia është faktor i rëndësishëm në paraqitjen e kësaj sëmundje. Besueshmëria që gratë të ballafaqohen me këtë sëmundje është pesë herë më e madhe.

Tiroidi mund të rritet në volumen si një ose më shumë nyje. Termini mjekësor është struma nodulare. Faktor i njohur i cili e shkakton gushën është mungesa e jodit.

Cilat janë metodat e diagnostikimit?

Te gusha e vogël diagnoza parashtrohet me palpimin e qafës, pastaj testet e gjakut, të cilat e caktojnë nivelin e T3, T4 dhe TSH, si dhe me scintigrafi. Rritja e gjëndrës tiroide mund të shkaktojë të ënjturit në bazën e qafës me madhësi të grushtit. Kjo gjendje është e njohur si gushë. Gusha mund të përsëritet nëse pacienti nuk mjekohet në mënyrë të drejt. Vetëm 5% të pacientëve te të cilët është diagnostikuar gusha mund të zhvillojnë kancer. 95% të pacientëve me gushë pas trajtimit vazhdojnë me aktivitetet e tyre të përditshme. Nëse dikush mendon se ka gushë, së pari duhet të konsultohet me endokrinologun. Për trajtim të drejt të gushës nevojitet qasje ekipore, pasiqë më së shpeshti pas eho kontrollit të gjëndrës tiroide të bërë nga ana e radiologut, nevojitet biopsi me gjilpërë – marrja e ekzemplarit për ekzaminim.

Pacientët te të cilët gjatë biopsisë aspiracione përmes endoskopit (që për¬doret në diagnozën e nodujve të tiroides) iu është diagnostifikuar kancer, dërgohen për intervenim kirurgjik. Operacioni rekomandohet për pacientët të cilët kanë vështirësi me frymëmarrjen për shkak të nodujve jo malinj të qafës.

 

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

Language