
Kanceri mund të paraqitet në çdo periudhë të fëmijërisë. Diagnoza e hershme dhe trajtimi i drejt sjell deri te shërimi i suksesshëm te 60-70% të pacientëve.
Çfarë paraqet??
Kanceri në moshën fëmijërore paraqet përhapje të pakontrolluar të qelizave në pjesë të caktuar dhe pas një kohe të shkurtër përmes gjakut ose limfës përhapet në pjesë tjetër dhe paraqet sëmundje të rrezikshme për jetën. Karcinoma mund të paraqitet në çdo periudhë duke filluar nga foshnjat e porsalindura e deri në rini, por më shpesh paraqitet në 5 vitet e para nga jeta. Nëse diagnostifikohet në stadiumin fillestar dhe aplikohet trajtim i drejt, shanset për shërim të plotë lëvizin nga 60-70%.
Cilat janë simptomat?
•Zbehje, lodhje,
•Temperaturë e shpeshtë,
•Njolla nëpër trup,
•Të ënjtura pa dhimbje në gjëndrat limfatike te qafa, nënsqetullat dhe/ose te pjesët e gjenitaleve
•Të ënjturit në pjesë të caktuar të trupit (stomaku, duart, këmbë, sipërfaqet e kraharorit, kafkës, kurrizit etj.)
•Gjakderdhja nga hunda, qiellza,
•Gjak në urinë ose nevojën e madhe,
•Vështirësi gatë urinimit ose ndryshime në zorrën e trashë (kapsllëk, diaera),
•Dhimbje në eshtra,
•Vështirësi gjatë frymëmarrjes dhe kollit,
•Dhimbje koke dhe vjellje në orët e mëngjesit,
•Çrregullim të shikimit,
•Strabizëm, ndjeshmëri e dritës te sytë e foshnjës, ose lëvizje të çrregullta,
•Njolla të errëta në pjesën e syve,
•Çrregullime në shikim, humbja e baraspeshës,
•Temperaturë e vazhdueshme,
•Ndryshim i pamjes,
•Humbja e peshës,
•Funksione të pazhvilluara motorike (mbajtja jo e drejt e kokës, të kthyerit, ulja, ecja)
Nëse simptomat zgjatin një periudhë më të gjatë kohore, ndërsa hulumtimet dhe terapia nuk japin rezultatet, duet të konsultoheni me specialistë për onkologji-hematologji pediatrie në spital mirë të pajisur për ekzaminime më të hollësishme.
Cilat lloje i kancerit mund të zhvillohet te fëmijët?
•Leukemia - kanceri i gjakut ose i njohur si leukemi më shpesh mund të paraqitet në moshën fëmijërore (ka dy lloje, limfoblaste dhe jo-limfoblaste) në parim është sëmundje e palcës kurrizore. Mund të paraqitet në çdo moshë dhe më shpesh paraqitet te popullata mashkullore.
•Kanceri i nyejve limfatike – I njohur si limfoma; Sëmundja e Hoxhkinsit dhe limfomat e jo-Hoxhginsit paraqesin dy grupe kryesore të cilat më tej ndahen në nëngrupe. Indi limfatik më shpesh gjendet në qafë, zbrazëtirën e kraharorit dhe abdomenin. Disa lloje të limfomave janë të njohura si virusi Epshtajn Barov dhe si hepatiti C, dhe për viruset e këtilla akoma nuk ka vaksinë.
•Tumoret e trurit më shpesh e përbëjnë këto nëngrupe: gliomet, medulloblastoma, ependimomi, PNET, pleksusi horioid dhe klasifikohen sipas tipit të qelizës, potencialit riprodhues dhe vendit të krijimit.
•Neuroblastoma – Vërehet më shpesh në dy vitet e para dhe zhvillohet nga qelizat nervore, por mund të përhapet edhe nga lindja. Vërehet në gjëndrat mbiveshkore në pjesën stomakut, zbrazëtirën e kraharorit dhe qafën. Mund të përhapet përmes eshtrave në palcën kockore dhe të shkaktojë leukemi.
•Sarkoma e indit të butë – Mund të vërehet te indet e buta. Ekzistojnë dy grupe kryesore, rabdomiosakroma dhe jo-rabdomiosarkoma. Mund të paraqitet në çdo moshë dhe rreziku caktohet sipas llojit të qelizave.
•Karcinoma e veshkës – Kjo karcinomë më shpesh paraqitet në 5 vitet e para dhe është e njohur si Vilms nefroblastoma. Por, ekzistojnë edhe karcinoma që krijohen nga inde të ndryshme.
•Karcinoma kockore – Ekzistojnë dy grupe kryesore të karcinomës kockore: osteosarkoma dhe Sarkoma e Jungut, e njohur si karcinoma që e shpejton rritjen dhe vërehet te më të rriturit.
•Karcinoma e syrit – kanceri më i shpeshtë, nga karcinoma e syrit, është retinoblastoma, por ekzistojnë edhe lloje tjera të kancerit që mund të përhape në sy, si për shembull kanceri i nervit, leukemia, limoma, neuroblastoma, sarkoma e indit të butë etj.
•Qeliza mikrobe të kancerit – Mund të paraqite në çdo moshë, në organet riprodhuese ose trurin, si dhe në pjesët tjera të trupit, dhe ndahet në më shumë nëngrupe.
•Karcinoma e mëlçisë – Mund të paraqitet në çdo moshë. Llojet më të shpeshta janë hepatoblastoma dhe karcinoma hepatocelulare. Më shpesh zhvillohet nga virusi hepatiti B, për të cilin ekziston vaksina.
•Karcinomat tjera – tiroide, nazofaringe, i lëkurës etj.
Si diagnostifikohet?
Simptomat dhe rezultatet ndryshojnë, më shpesh i ngjajnë simptomave të shkaktuar nga prezenca e baktereve ose infektimeve virusale, gjakderdhje dhe të ënjturit të shkaktuar nga trauma. Për këtë përdoren metoda diagnostifikuese, qëllimi i të cilave është të bëhet dallimi. Si metodë e diagnozës përdoren:
•Analiza e gjakut;
•Ekzemplar gjaku (lloji i qelizave)
•Sedimentacioni (shkall e zvogëlimit të eritrociteve)
•Ekzaminime për identifikimin e sëmundjeve virusale
•Diagnoza diferencuese për tuberkulozë (PPD, kultura)
•Analizë e tërësishme e urinës
•Ekzaminime të nevojës së madhe
•Ultra zëri i kraharorit
•Ultra zëri i qafës
•Ultra zëri abdominal
•Ultra zëri i veshkave
Hulumtimet të cilat bëhen nëse ekziston dyshim për kancer:
•Aspiracioni dhe biopsia e palcës kockore
•Tomografia kompjuterike e kraharorit (ST)
•Rezonanca magnetike e trurit (MGR)
•Rezonanca magnetike e stomakut
•ST dhe MGR e kockave dhe pjesëve tjera të trupit
•Tomografia pozitrone emetuese të limfës (PET ST)
•Hulumtime të tumor markerëve te enzime dhe proteina të caktuara (LDH, NSE, alfa-feto proteina, beta HCG, feritin, dopamin, noradrenalin, VMA, HVA etj.)
Për diagnozën përfundimtare merret ekzemplar për biopsi nga indi i trashur dhe hulumtohet në laboratorin patohistologjik, imunologji dhe gjenetikë molekulare. Ekzemplari është i nevojshëm me qëllim që të caktohet kanceri dhe nëngrupi i kancerit. Nëse nuk është dhënë ekzemplar për diagnozë, nuk duhet të fillohet me terapi. Diagnoza mund të jepet prej 2 deri 10 ditë pas biopsisë. Në disa raste biopsia mund të përsëritet. Pasi të caktohet lloji i kancerit, ekipi profesional e planifikon terapinë dhe i informon prindërit e pacientit. Pasi të zbulohet faza e sëmundjes, fillohet me terapinë.
Nëse ka dyshim se sëmundja është përhapur edhe në organet dhe indet tjera, bëhen hulumtime plotësuese me CT, MTG dhe scintiografi. Para trajtimit, me qëllim që të vërtetohet funksioni i organeve tjera, bëhen kontrolle të gjakut, urinës, EKG dhe ultra zëri. Pasi të vërtetohet diagnoza, menjëherë duhet të fillohet me trajtimin e pranuar sipas standardeve botërore. Para se të fillohet me trajtimin, specialistët duhet t’i informojnë prindërit për formën e trajtimit, mënyrën e aplikimit të trajtimit, shanset për suksesin e terapisë dhe indikacionet e padëshiruara..
Çfarë terapia aplikohet?
Terapia e kancerit te fëmijët varet nga mosha e pacientit, lloji i sëmundjes, vendi dhe rajoni i kancerit. Ekipi i specialistëve që punon në terapinë e përbëjnë specialistë të onkologjisë pediatrie dhe hematologjisë, specialistë të kirurgjisë fëmijërore, kirurgë për onkologji dhe specialistë për onkologji radiologjike. Këta specialistë luajnë rol të madh në procesin e mjekimit.
Si trajtohet?
•Hemoterapia: terapia me ilaçe që ndikon mbi shumimin e qelizave. Shumica e ilaçeve aplikohen në mënyrë intravenoze përmes kateterit. Terapia përsëritet periodikisht nën mbikëqyrje të specialistit të onkologjisë pediatrie dhe zbatohet nga ana e motrës medicinale. Hemoterapia bëhet në spitale mirë të pajisura me qëllim që të zvogëlohen efektet e padëshiruara që mund të krijohen. Hemoterapia aplikohet sipas fazës së kancerit. Aplikohet para dhe/pas operacionit dhe mund të zgjatë prej 6 muaj deri 3 vjet. Hemoterapia shkakton veprime të shumta të padëshiruara për çka prindërit duhet të informohen nga ana e specialistit.
•Operacioni: metodë e trajtimit që përdoret te të gjitha llojet e kancerit përveç te leukemia dhe limfoma. Në parim, mund të përdoret te të gjitha llojet e kancerit në fazën e hershme pa u hequr organi. Pas operacionit mund të vazhdohet me hemoterapi. Nëse bëhet fjalë për kancer në fazën e avancuar, me qëllim që të mos mënjanohet organi së pari fillohet me hemoterapi që të zvogëlohet madhësia, e pastaj bëhet operacioni.
•Radioterapia: realizohet ,e rrezatim. Doza me rrezatim të lartë mbi qelizat mund t’i shkatërrojë ose ta pengojë përhapjen e tyre. Te fëmijët në 3-5 vitet e para nuk përdoret për shkak të rritjes së shpejtë të trupit. Te disa lloje të kancerit përdoret si terapi plotësuese bashkë me hemoterapinë dhe operacionin. Për efektet e padëshiruara specialisti duhet t’i informojë prindërit. Por, radioterapia moderne ndikon vetëm mbi indin e infektuar dhe nuk shkakton dëme të tjera.
•ransplantimi i palcës kurrizore/qelizat amë: aplikohet në rast kur ekziston rrezik i madh nga hemoterapia ose pas dozës së lartë të hemoterapisë. Palca kurrizore ose qelizat amë të cilat shërbejnë për transplantim mund të jenë personalisht nga pacienti (autologe) ose nga donatori (alogjene). Nëse është kryer hemoterapia para transplantimit, mund të paraqiten infeksione, gjakderdhje dhe mund të sjellë deri te mospranimi e indit. Me metodën e transplantimit të palcës kurrizore rriten mundësitë për kurim, por ekziston rreziku nga paraqitja e serishme e sëmundjes.
•terapitë shoqëruese: ky lloj i trajtimit është shumë i rëndësishëm, përdoret për përgatitjen e hemoterapisë me qëllim që të zvogëlohen instinktet për vjellje dhe neveritje, që të mbrohen organet e shëndosha, por ndihmon edhe gjatë pengimit të anemisë, infeksionit afebril dhe gjakderdhjes, përdoret edhe si terapi antimikrobe, mbështetje gjatë të ushqyerit dhe mbështetje psikologjike.
•Metodat komplementare, alternative dhe metodat me bimët: nuk rekomandohet kur bëhet fjalë për kancer te fëmijët pasiqë mund t’i bëjnë dëm pacientit
Shanset për sukses janë të mëdha
Me terapinë e drejt, shanset për sukses janë 60-70%. Nëse kanceri zbulohet në fazën e hershme, shanset për sukses janë bile deri në 90%, por nëse zbulohet në fazat e mëvonshme, shanset për sukses zvogëlohen për 10%. Prandaj diagnoza e hershme është shumë e rëndësishme.
Pas terapisë
Në pesë vitet e para pas terapisë, pacienti vëzhgohet për shkak të paraqitjes së serishme të sëmundjes, si dhe për shkak të efekteve të padëshiruara të cilat mund të paraqiten. Bëhen ekzaminime të gjakut, urinës dhe veshkave në pajtim me sëmundjet dhe terapinë jo të drejt dhe nëse është e nevojshme, bëhet hulumtime të palcës kurrizore. Gjatë kësaj kohe pacienti i nënshtrohet rehabilitimit fizik dhe social, kthehet në shkollë dhe në mjedisin social, e përshtat gjumin dhe ushqimin, bën përpjekje që të mbrohet nga infektimet, imunitetin përmirëson me vaksinim. Pas terapisë fëmija nuk guxon të konsumojë cigare dhe alkool.
.