Ekipi ynë profesional do t’ju mundësojë trajtim më të sigurt dhe më efikas në luftën kundër kancerit. Na lejoni të jemi mbështetja juaj dhe sëbashku të krijojmë një botë të re të shpresës, besimit dhe dashurisë ndaj jetës.

 

TË JETUARIT ME KANCER

REZERVIM ONLINE

 

EKIPI 
Spitali klinik ‘Acibadem Sistina’posedon një ekip shumë profesional me përvojë të gjërë në të gjitha fushat e mjekësisë. Përvoja shumë vjeçare shoqëruar me pajisjet më të larta mjekësore, jep siguri dhe besim tek pacientët, numri i të cilëve rritet çdo ditë.

Lexo më tepër

Spitali i klinikës “Acibadem Sistina” në Qendrën për onkologji dhe radioterapi ofron model integrues në mjekimin e pacientëve me kancer. Me ndihmën e teknologjisë kulmore mundëson diagnozë të hershme dhe trajtim modern të pacientëve me kancer.

Në një vend mund të fitoni kujdes dhe trajtim të vazhdueshëm nga ekipi ynë, i cili përfshinë kirurgë, onkologë, radioterapeutik, psikologë, nutricionistë, të cilët janë e këtij modeli integruesEkipi i dëshmuar i mjekëve me përvojë do t’ju ndihmojë që t’i rritni rezultatet nga terapia dhe me sukses t’i tejkaloni efektet e padëshiruara nga sëmundja dhe trajtimi. Që të mos vijë deri te vonesa ose ndërprerja e terapisë, ekipi ynë integrues do t’ju ndihmojë ta forconi imunitetin dhe fuqinë tuaj, që do t’ju ndihmojnë më lehtë t’i tejkaloni efektet e padëshiruara nga terapia. Këtu janë përfshirë kontrolli i dhimbjes, mbështetja psikologjike për ju dhe familjen tuaj, si dhe këshilla për ushqim të shëndoshë. Pacientët të cilët kanë mundësi për rehabilitim post operativ, që është vegël e rëndësishme për shërimin e shpejtë dhe fillimin në kohë me trajtimin onkologjik ose terapinë me rrezatim.

 

Rikonstruimi estetik

Në kuadër të Qendrës, pacientëve u ofrojmë edhe rikonstruim estetik të gjinjve dhe testiteve të mënjanuara. Rikonstruimi i gjirit mund të realizohet gjatë operacionit për mënjanimin e tumorit ose, pas përfundimit të trajtimit onkologjik dhe radioterapeutik. Për shumë pacientë të cilët kanë ngadhënjyer mbi karcinomën e gjirit, rikonstruimi i gjirit është zgjidhje e vërtetë. Implantimi i testitit artificial ndikon pozitivisht në psiken e meshkujve dhe në pamjen e tij fizike.  Implantimi mund të kryhet gjatë operacionit për mënjanimin e testitit ose më vonë pas përfundimit të mjekimit.

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

Language