Frymë e re e shpresës për pacientët në shërimin e tumorit, të cilët nuk mund të shërohen me radioterapi standarde, tumore të cilat kërkojnë operacion të komplikuar ose nuk mund të operohen.
Çfarë është CyberKnife?
CyberKnife i njohur si operacioni i parë dhe i vetëm radiosistem-robotik në botë, i cili mjekon çfarëdo tipi të kancerit në gjithë trupin me saktësi të lartë të ndjeshme, bile edhe në kuadër të milimetrit. Me këtë sistem, rajonet kancerogjene në tru ose në trup mund të trajtohen me doza të larta, me përdorimin e rrezeve të fokusuara radiologjike. Përveç kësaj, indet normale janë të mbrojtura në nivel të lartë nga efektet e padëshiruara të rrezatimit. Aparati për trajtim, i cili përdor teknologji të kontrolluar robot-teknologji, rrotullohet rreth pacientit dhe kryen trajtim me rrezatim prej qindra këndeve. CyberKnife përbëhet prej nënsistemeve, të cilat kanë teknologji shumë të avancuar. CyberKnife, i cili ka aftësi ta caktojë vendin e tumorit, duke iu falënderuar sistemit shumë të sofistikuar për diagnostifikim, paraqet robot-sistem kompjuterik të kontrolluar me saktësi të madhe për pozicionimin e pacientit. Të gjitha këto sisteme e ndihmojnë trajtimin e tumorit me saktësi të madhe. CyberKnife kryesisht paraqet akcelerator linear të avancuar, të vendosur në robotë, të cilët përdoren në sektorin industrial. Përveç mundësisë që të mjekojë rajone kancerogjene në tru ose në trup, veçanërisht ato që nuk kanë qasje për doza të larta; me përdorimin e rrezeve të fokusuara radiotive, ai gjithashtu paraqet edhe aparat për radiooperacion stereotaktik (SRS), i cili mundëson mbrojtje maksimale për indet e shëndosha. Aparati për radiooperacion sterotaktik (SRS) mundëson trajtim të lokacionit specifik të targetuar me ndihmën e 3D-koordinatave saktë të caktuara. Me ndihmën e tij vjen deri te shkatërrimi i plotë i tumorit në një sesion të vetëm, përmes dozave të larta të rrezatimit. Në rast se kjo terapi aplikohet në më shumë se një sesion (kryesisht 3-5 sesione), aplikohet si radioterapi sterotaktike (SRT).
Për cilat tipa të karcinomit përdoret CyberKnife?
•Tumore në tru
•Karcinomi në mushkëri
•Karcinomi në mushkëri dhe në mëlçi
•Për tumore të ndryshëm
•Për tumore që paraqiten përsëri, për rajonet që tashmë janë rrezatuar
Cilat janë përparësitë e CyberKnife?
•Me CyberKnife pacientët me kancer fitojnë metodë të re dhe me saktësi të madhe të mjekimit. Metoda e SRS/SRT llogaritet si ideal për lezit të cilat nuk janë operative, të vogla dhe me qasje të vështirë.
•CyberKnife është metodë alternative për operacion. Nuk kërkon opera¬cion kirurgjik.
•U mundëson pacientëve alternativë në mjekimin e tumoreve, të cilët kërkojnë operacion të komplikuar ose nuk mund të operohen.
•Trajtimi bëhet me saktësi të madhe në kuadër të një milimetri, me çka minimizohet dëmtimi mbi indet e shëndosha rreth tumorit.
•Ofron mundësi për mjekim afatsh¬kurtër me vetëm 1-5 sesione.
•Trajtimi bëhet me monitorim të tumorit dhe lëvizjet e pacientit në kohën reale me ndihmën e sistemit për udhëhiqje dhe me robot-te¬knologji të kontrolluar me kompjut¬er. Me këtë mund të identifikohen dhe të trajtohen ndryshimet spon¬tane, të cilat paraqiten gjatë terapisë.
•CyberKnife mundëson fiksim të saktë dhe rrezatim, njëkohësisht me monitorim të frymëmarrjes së pa¬cientit dhe zhvendosjen e tumorit.
•Në të njëjtën kohë mund të trajtohen disa tumore.
•Nuk nevojitet anestezion për terap¬inë dhe pacientët nuk ndjejnë dhim¬bje gjatë trajtimit.
•Gjatë trajtimit përdoren maska plas¬tike që treten në ujë dhe krevate special, në vend të metodave të cilat përdoren për mobilizim të kokës ose trupit të pacientit.
•Për terapinë me CyberKnife, pa¬cientët nuk kanë nevojë që të hospi¬talizohen. Ata mund të kthehen në jetën normale dhe vendeve të tyre të punës menjëherë pas terapisë.
•Planifikimi i mjekimit bëhet përmes punës ekipore ndër-disiplinore
•Planifikimi i mjekimit bëhet përmes punës ekipore ndër-disiplinore.
LAJME TË MIRA
Përdoret për tumore në tru dhe për tipa tjera të kancerit.
Përveç tumoreve të trurit, CyberKnife gjithashtu përdoret në trajtimin e tumoreve beninj dhe malinj në të gjitha pjesët e trupit. Varësisht nga pacienti, mund të aplikohen një deri në pesë sesione. Në terapitë me një sesion, aplikohet si radioterapi stereotaktike (terapi radiologjike me doza të larta). Në terapitë me më shumë se një sesion, aplikohet si radioterapi stereotaktike. Shkaku pse përdoret termi radioterapi është fakti se kjo metodë ka zëvendësuar një numër të madh të operacioneve dhe paraqet procedurë kirurgjike të realizuar pa skalpel dhe pa gjakderdhje.
.