Platforma për grumbullimin e specialistëve nga degët e ndryshme mjekësore për mjekimin e kancerit. Shkalla e suksesit në mjekimin e kancerit përmirësohet përmes këshillave të përbërë nga ana e specialistëve të departamenteve, të cilët merren me mjekimin e pacientëve të cilët kanë kancer.
Cili është funksioni i këshillit për tumor?
Viteve të fundit aplikimi i këshillit u bë shumë i shpeshtë dhe me kalimin e kohës, këshillat për cilëndo sëmundje, janë përbërë nga specialistë nga më shumë fusha. Poashtu, trajtimi i kancerit kërkon përfshirjen e më shumë specialistëve nga fusha të ndryshme. Gjatë mbledhjeve të mbajtura nga ana e këshillit të mjekëve, specialistë nga departamente, të cilët merren me pacientët me kancer, bashkë sjellin vendime lidhur me gjendjen momentale të pacientit, si dhe për mjekimin e tyre të mëtejshëm.
Diskutimi për pacientët me sëmundje malinje ka për qëllim të caktohet qasja më adekuate për mjekimin e pacientëve. Fakti se për pacientin bisedohet në mënyrën shumë disiplinore, luan rol të rëndësishëm në qasjen deri te informatat aktuale lidhur me mjekimin dhe ballafaqimin me sëmundjen..
Cilat përparësi këshillat ua ofrojnë pacientëve?
Këshilli u siguron një sërë përparësish pacientëve. Duke iu falënderuar këtij organi, pacientët nuk duhet t’i vizitojnë specialistët një nga një; të gjitha aspektet e sëmundjes janë hulumtuar, janë vlerësuar dhe vërtetuar. Kur veprohet në këtë mënyrë, pacientët ndjehen më të sigurt.
Si punojnë këshillat për të sëmurët me sëmundje malinje në spitalet e “Acibadem”?
Në qendrat për kancer pranë Grupacionit shëndetësor “Acibadem” diagnoza dhe planifikimi për mjekimin sigurohen me anë të këshillit. Pacienti kontrollohet në mënyrë të hollësishme dhe në këtë mënyrë fiton zgjidhje më efikase për trajtimin e kancerit. Fillimisht bëhen përgatitjet preliminare për rastet që do të parashtrohen, e pastaj takohet këshilli me specialistë, të cilët mund t’i përgjigjen atyre rasteve. Më e rëndësishme është se procesi i vendimmarrjes së përbashkët siguron ndarjen e përgjegjësisë. Qasja e këtillë shumë disiplinore e rritë shkallën e suksesit në trajtimin e kancerit.