ACIBADEM HEALTHCARE GROUP

Acibadem është grupi më i madh privat shëndetësor në Turqi, i cili filloi me punë në vitin 1991. Grupi ofron diagnozë kulmore dhe trajtim me kuadër profesional me kualifikim të lartë, teknologji më moderne mjekësore, infrastrukturë moderne dhe sipas JCI standardeve mjekësore. 

Grupi përbëhet prej 16 spitaleve tërësisht të pajisura dhe 11 qendrave mjekësore. Me ekip prej 2.200 mjekëve, 3.500 motrave medicinale dhe 6.500 personelit ndihmës, Acibadem është rrejt i integruar shëndetësor që ofron shërbime jashtë spitaleve: Acıbadem Project Management dizajnon, ndërton dhe përgatitë projekte kyçe për spitalet në Turqi dhe jashtë vendit. Acıbadem Insurance siguron sigurim shëndetësor dhe jetësor dhe TPA shërbime. Acıbadem Mobile ofron ndihmë urgjente mjekësore. A-Plus ofron shërbime për mirëmbajtjen e objekteve siç janë keteringu, larja dhe pastrimi. Acıbadem Labs mundëson spektër të gjerë të shërbimeve laboratorike nga tipi i gjenetikës, patologjisë, si dhe banka e qelizave amë. Në fund, Acıbadem University i është përkushtuar edukimit dhe përsosjes së kuadrove mjekësore në fakultetin e vet të mjekësisë.

Sot Acibadem është qendrës shëndetësore referente për shumë sëmundje komplekse, të cilat kërkojnë përvojë dhe trajtim me teknologji më moderne. Pesë qendrat tona për kancer (kirurgji, radioterapi, hemoterapi), 10 Helthcare (pediatri, kardiologji dhe kardiokirurgji), 9 qendra për fertilizim in vitro (IVF), 5 qendrat për transplantim (mëlçi, veshkë, palcë kurrizore), 3 qendrat për boshtin kurrizor dhe nyejt, 1 qendër për mjekësi sportive, 5 qendra për mjekësi nukleare dhe 3 qendra për Da Vinçi kirurgji robotike janë qendra të njohura referente nacionale dhe ndërkombëtare, të pajisura me teknologji kulmore dhe me kuadër të lartë profesional, të cilët punojnë në shërbim të shëndetit të pacientëve. 

Acibadem nga 1 janari i vitit 2012 është pjesë e grupit të dytë më të madh shëndetësor në botë IHH-International Healthcare Holdings.

 

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

Language