Stërvitja e zvogëlon rrezikun për recidiv te pacientet me kancer të gjirit

Stërvitja e rregullt i zvogëlon efektet negative nga trajtimi siç janë lodhja dhe depresioni dhe e zvogëlon rrezikun nga paraqitja e serishme e sëmundjes. Numër i madh i hulumtimeve shkencore tregojnë se pacientët e diagnostifikuar dhe të mjekuar nga kanceri, çdo javë duhet të aplikojnë nga 150 minuta ushtrime të matura, ushtrime për tërheqje ose 75 minuta aktivitet fizik intensiv.

 

Aktiviteti fizik dhe ushtrimet e matura luajnë rol të rëndësishëm në përmirësimin e kualitetit të pacientëve, të cilët e kanë fituar kancerin në gji. Ushtrimet e zvogëlojnë nivelin e insulinës dhe të IFG – 1, vlerat e rritura të cilit lidhen me rrezikun për paraqitjen e kancerit në gji. Edhe një anë pozitive e praktikumit të ushtrimeve pas trajtimit të kancerit në gji, të dëshmuara me hulumtime shkencore është fakti se gratë që ushtrojnë kanë gjasa më të mëdha për kthimin e peshës normale dhe zvogëlimin e indit yndyror. Pesha e tepërt llogaritet për faktor rreziku për paraqitjen e recidivit të kancerit të gjirit. Benefit i rëndësishëm nga ushtrimi, pas luftës me kancerin në gji është edhe fakti se në atë mënyrë zvogëlohet dhimbja në kyçe, që është rezultat i terapisë hormonale, të cilën gra të caktuara e marrin pas operacionit të gjirit, me qëllim që të zvogëlohen gjasat për përsëritjen e sëmundjes. Numër i madh i grave mu për shkak të dhimbjes në kyçe dinë ta ndërpresin këtë terapi.

Imponimi i mënyrës së këtillë të jetës te pacientet që e kanë fituar kancerin në gji ka gjasa të mëdha për zvogëlimin e rrezikut nga paraqitja e serishme e sëmundjes. 

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language