Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në rajon. Që nga hapja e spitalit, “Acibadem Sistina” ka investuar në gjeneratën më të re të magnetit 1,5 Tesla, dhe me të, për herë të parë në Maqedoni u futën shërbime të reja shëndetësore bashkëkohore. Shtatë vjet më vonë, me qëllim për të ecur në një hap me teknologjinë më të fundit mjekësore “Acibadem Sistina” investon në gjeneratën më të fundit të rezonancës magnetike 3 Tesla. Sipas karakteristikave dhe teknologjisë, ky aparat është i vetmi i këtij lloji në Europën Juglindore. Për avantazhet e rezonancës magnetike 3 Tesla, biseduam me Dr. Dushko Mihajlloski, Shef në departamentin e diagnostikimit dhe radiologjisë intervente në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Një nga dilemat kryesore dhe frika e pacientëve është se regjistrimi me rezonancë magnetike është i dëmshëm për shëndetin e tyre, për shkak të rrezatimit. A është i sigurt regjistrimi me rezonancë magnetike?

Rezonanca magnetike aplikohet për më shumë se 30 vjet, dhe sipas disa qëllimeve kërkimore deri tani nuk ka treguar absolutisht asnjë efekt negativ të qëndrueshëm. Gjatë filmimit, tek pacienti mund të shfaqet për një kohë të shkurtër nxehtësi dhe ndonjëherë edhe marramendje, por ato janë kalimtare dhe nuk shkaktojnë pasoja të mëtejshme. Ky filmim është aq i sigurt saqë në krahasim me tomografinë kompjuterike dhe radiologjinë, rezonanca magnetike është e sigurt edhe për filmimin apo regjitrimin e grave shtatzëna dhe fetusit. Rezonanca magnetike përdorë fushë magnetike nga 1, 1,5 dhe 3 Tesla të cilat janë të pranueshmë në praktikën klinike. Gjatë provave hulumtuese përdoren fusha magnetike më të forta se 4, 7, 9 Tesla, dhe madje edhe në këto raste nuk është shfaqur asnjë efekt anësor. Këtë dozë të valëve magnetike , trupi i njeriut mund ta pranojë për një kohë të caktuar pa shfaqur asnjë pasojë. Vetë aparati llogarit se sa valë elektromagnetike duhet të emitohen në mënyrë që të mos e dëmtojë në asnjë rast trupin e njeriut. Kështu që rezonanca magnetike është një procedurë plotësisht e sigurt.

Dr Dusko Mihajlovski 4

Spitali klinik “Acibadem Sistina” ka investuar në gjeneratën më të re për rezonancën magnetike 3 Tesla. Çfarë përfitimesh kanë pacientët nga kjo? Cilat janë avantazhet e këtij aparati në krahasim me rezonancën magnetike 1,5 Tesla?

Rezonanca magnetike 3 Tesla është një evolucion në teknologjinë mjekësore përsa i përket diagnostikimit. Ka përparësi të shumta si për pacientët ashtu edhe për ne mjekët, të cilët i zbulojmë këto ndryshime në trup. Gjenerata e re e magnetit, rrit cilësinë dhe rezolutën e imazhit me anë të të cilit mundësohet imazhi i strukturave madje edhe të ndryshimeve më të vogla. Imazhi i arritur me anë të rezonancës magnetike 3 Tesla bën të mundur dallimin shumë më herët të ndryshimeve të shfaqura në trup në krahasim me atë 1,5 Tesla. Kemi patur raste të imazheve të arritura me magnet 1,5 tesla, në të cilat nuk janë shfaqur aspak ndryshime, dhe kur këta pacientë janë kthyer nga jashtë vendit me imazh të arritur nga magnet me 3 Tesla, kemi parë se në këto imazhe ndryshimet janë të përcaktuara shumë qartë.

Rezonanca magnetike 3 Tesla është veçanërisht e njohur për zbulimin e sëmundjeve të trurit, pavarësisht nëse bëhet fjalë për sëmundje të lindura (kongjenitale) apo për sëmundje të natyrës infektive. Rezonanca magnetike 3 Tesla ka aftësi absolute mbi atë 1,5 tesla, për shkak se i tregon shumë më saktë strukturat dhe ndryshimet e trurit. Me një fjalë, rezonanca magnetike 3 Tesla, mundëson ekzaminim më të mirë dhe më cilësor për pacientët. Kjo është diçka pozitive si për pacientin edhe për internistin, kirurgun, kardiologun ... Kur ne do të japim një diagnozë më të saktë apo kur atë ndyshim që ne shohim do ta përcaktojmë dhe do ta kufizojmë, edhe për mjekun kirurg kjo është shumë më mirë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për operacionet në tru, mund të përcaktohet saktë se cila pjesë e trurit do të operohet, për shkak se truri ka qendra në të cilat nuk duhet të bëhen ndërhyrje.

Dr Dusko Mihajlovski 3

Më shumë komoditet dhe më pak kohë për regjistrim

Komoditeti dhe gjerësia e tubit është shumë më e madhe në aparatin e ri për rezonancë magnetike. Përveç kësaj edhe tavolina në të cilën vendoset pacienti është më e madhe dhe praktikisht tani mund të filmohen edhe pacientë të cilët kanë peshë më të madhe trupore. Nëse në rezonancën magnetike 1,5 Tesla mund të filmohen pacientët me peshë trupore deri në 130 kg, tani aparati i ri mban mbi 200 kg.

“ Na ka ndodhur që të mos mund ti filmojmë pacientët, qoftë për shkak të peshës trupore qoftë për shkak se tubi i aparatit nuk mund ti nxënte. Pacientët me klaustrofobi mund të filmohen edhe me anestezi në një aparat të veçantë anesteziologjik, i cili është kompaktibil me magnetin. Përveç kësaj, teknologjia Silent scan e ndërtuar në aparat, e redukton në mënyrë drastike zhurmën gjatë filmimit /regjistrimit. Në sekuenca të caktuara gjatë filmimit të kokës, shtyllës kurrizore dhe strukturës së muskujve, ky aparat është krejtësisht i qetë” – shprehet Dr. Mihajlloski.

Intervenime të reja në dispozicion të pacientëve

“Në aparatin e ri janë të instaluara teknologji të reja të cilat bëjnë të mundur zbatimin e intervenimeve të reja. Aparati ynë është i pajisur me të gjitha modifikimet më të reja të cilat kanë avantazhe tepër të rëndësishme për pacientët. Ky aparat është i pajisur me të ashtuquajturën sekuencë magjike. Çdo kontroll i rezonancës magnetike përbëhet nga sekuenca. Numri i sekuencave varet nga ajo se çfarë do të filmohet apo regjistrohet tek pacienti. Magneti i ri jep 6 sekuenca në një regjistrim dhe ky regjistrim zgjat rreth 6 minuta e gjysëm. Nëse këto sekuenca do të bëheshin në mënyrë individuale, filmimi do të zgjasë të paktën 20 minuta. Kjo do të thotë se magneti 3 Tesla e shkurton 2/3 e kohës së regjistrimit. Shkurtimi i kohës është tepër i rëndësishëm për pacientët, nga ana tjetër , me shkurtimin e kohës shmanget mundësia që pacienti të bëhet i padurueshëm dhe të fillojë të lëvizë. Gjatë filmimit, është shumë e rëndësishme që pacienti të jetë i durueshëm dhe absolutisht i qetë” – shprehet Dr. Mihajlloski.

Dr Dusko Mihajlovski 1

Me aparatin e ri për rezonancë magnetike , për pacientët e spitalit “Acibadem Sistina” janë në dispozicion shërbime të reja.

“Është i pajisur me gjithçka që duhet të pajiset një aparat i tillë. Tani, me këtë aparat mund të ofrojmë për pacietët tanë intervenime të cilat deri tani nuk kemi pasur mundësi t’i kryejmë. Njëra prej tyre është spektroskopia e cila mundëson zbulimin e sasisë e metaboliteve të caktuara në nivelin e qelizave dhe më pas të vendosim diagnozën e saktë. Me anë të spektroskopisë mund të dallohet saktësisht deri ku janë përhapur ndryshimet si dhe mund të shihet se si reagon trajtimi i kimioterapisë apo i ndonjë rrezatimi të veçantë. Kemi mundësi për të matur shkallën e rrjedhjes së gjakut dhe lëngut të shtyllës kurrizore. Edhe një shërbim tjetër i ri është angiografia , domethënë filmimi i enëve të gjakut pa agjentë për kontrast, gjë e cila është shumë e rëndësishme, pasi ka pacientë tek të cilët nuk duhet të përdoret kontrast” – shprehet Dr. Mihajlloski.

Shqyrtim i të gjithë trupit (Total body MRI 3 Tesla)

Me ndihmën e rezonancës magnetike 3 Tesla, mund të bëhet edhe skrining i të gjithë trupit. Total body MRI 3 Tesla ndahet në dy qëllime. Njëra është për përcaktimin e fazës së sëmundjes tek sëmundjet malinje, veçanërisht tek limfoma ku kërkohen nyjet limfatike të prekuara. Ka avantazh më të madh në tregimin e metastazave dytësore. Në bazë të kësaj përcaktohet edhe mënyra e trajtimit. /p>

“Qëllimi tjetër është për skrining në të gjithë trupin, për personat pa probleme shëndetësore. Ky shqyrtim është në fakt një check-up shëndetësor sistematik i detajuar, i cili aplikohet në të gjitha qendrat shëndetësore botërore. Me këtë shërbim ju merrni një pamje apo imazh të qartë të shëndetit tuaj, me anë të një regjistrimi të vetëm i cili zgjat më pak se një orë dhe nuk ka rrezatim. Total bodyMRI 3 Tesla është zëvendësues i përkryer për shqyrtimin klasik sistematik që kryejmë çdo vit, sepse ky kontroll është shumë më i detajuar. Mund të zbulojë ndryshime në tru, abdomen, në kraharor, mund të vërehet nëse ekzistojnë ndryshime të caktuara në trup. Në rast se zbulohet ndonjë ndryshim i mundshëm, Total bodyMRI është piknisja për një kontroll më të detajuar” – shprehet Dr. Mihajlloski.

Të gjitha filmimet e aparatit të ri për rezonancë magnetike kanë zbritje prej 20% e cila zgjat deri në fillim të muajit mars.

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë të parë në vendin tonë  në “Acibadem Sistina”. Ky aparat, në krahasim me atë standard MRI 1,5 Tesla,  është më i rehatshëm dhe ofron një numër të madh avantazhesh, si për pacientin ashtu edhe për doktorin.

Rezonanca magnetike është një aparat i cili ndryshe nga aparatët e tjerë nuk përdor rrezatim jonizues. Është një metodë e cila në procesin e krijimit të imazhit, përdor fushë magnetike. Për këtë arsye  nuk shkakton efekte të dëmshme për pacientin dhe shëndetin e tij.

Reduktim i kohës së filmimit

Me MRI 3 Tesla koha e filmimit është e reduktuar me 30% në krahasim me MRI 1,5 Tesla.  Për një sekondë mund të arrihen 20-30 imazhe të trurit, mëlçisë, zemrës, veshkave dhe organeve të tjera të brendshme. Për vetëm dy minuta, MRI 3 Tesla prodhon më shumë se dy mijë imazhe me anë të të cilave vlerësohet funksioni i organeve. Në të njejtën kohë, fuqia e fushës magnetike e cila është dy herë më e madhe, mundëson një shfaqje të saktë të strukturave  dhe organeve të brendshme, si dhe detektimin e ndryshimeve të cilat janë të padukshme me MRI 1,5 Tesla.

I qetë dhe i rehatshëm

Teknologjia Silent scan e montuar në aparat, redukton në mënyrë të ndjeshme zhurmën gjatë filmimin në krahasim me MRI 1,5 Tesla.  Në frekuenca të caktuara gjatë filmimit të kokës, shtyllës kurrizore dhe strukturës së muskujve, ky aparat është krejtësisht i qetë. Rritja e komoditetit të pacientit gjatë kryerjes së filmimit, mundësohet me anë të cilindrit i cili është 70 cm më i madh. Ky komoditet është i plotësuar gjithashtu me anë të tavolinës  në të cilën kryhet filmimi, e cila parashikohet të mbaj një peshë trupore deri në 250 kg. 

Skrining për të gjithë trupin vetëm me një filmim (Total body MRI 3Т)

Skanimi  i të gjithë trupit, mund të bëhet vetëm me aparatin për rezonancë magnetike me fuqi 3 Tesla.  Filmimi përbëhet nga 5 pjesë, sipas sitemeve dhe organeve, ky filmim është bërë i mundur falë programit të veçantë të montuar në këtë aparat.  Falë kësaj, arrihet imazhi i të gjithë trupit për më pak se një orë.  Shërbimi  „Total body MRI 3Т“ përdoret nga qendrat mjekësore botërore  si metoda Check – up më efikase për diagnostikimin e hershëm, si dhe për vlerësimin e gjendjes së të gjitha sistemeve dhe organeve, duke përfshirë edhe enët e gjakut. MRI 3 Tesla mundëson shfaqjen e enëve të gjakut pa  përdorur agjent për kontrast. 

*Të gjitha filmimet (incizimet) e aparatit të ri për rezonancë magnetike 3 Tesla, kanë zbritje promovuese prej 20% deri në fillim të muajit mars.

Tumor markerët HE4 dhe CA125 përmes algoritmit ROMA janë gjenerata e fundit të procedurave diagnostike. Përveç kësaj duke mundësuar diagnostikimin e kancinomës së vezoreve në fazën fillestare me ta mund të përllogaritet rrezikun e karcinomës së vezoreve. Këto dy teste revolucionare për herë të parë në vendin tonë janë zbatuar në "Acibadem Sistina". Tumor markeri HE4 ka ndjeshmërinë më të lartë për të zbuluar karcinomën e vezorës veçanërisht në fazën e parë të sëmundjes, kur pacienti nuk i ndjen simptomat. Në korrelacion me markerin CA125 japin rezultate më precize për praninë e karcinomës së vezorës apo përseritjen e saj.

Testi ROMA përcakton rrezikun e zhvillimit të karcinomës së vezorëve

Me ndihmën e këtij testi mund të parashikohet rreziku për zhvillimin e karcinomës së vezoreve. Vlerat e matura nga përqendrimet e serumit të markerëve të tumorit CA125 dhe HE4 marrin pjesë të rëndësishme në vendimmarrjen për tratimin e pacientit. Efekti nga përllogaritja e rrezikut me ndihmën e algoritmit ROMA është dëshmuar në disa studime klinike në mbarë botën. Ky test ndihmon mjekëve ti klasifikojnë pacientët në grupe me rrezik të ulët ose të lartë për paraqitjen dhe zhvillimin e tumoreve epiteliale të vezoreve.

Karcinoma e vezoreve është kanceri i pestë më i zakonshëm që paraqitet te popullata femërore. Ekzaminimet e rregullta gjinekologjike dhe me ultrazë janë parandalimi më i mirë, sepse me zbulimin në fazën e hershme, ka mundësi më të madhe për shërim të plotë.

Cilët janë faktorët e rrezikut?

Është e vështirë që të caktohen faktorët e rrezikut, që sjellin deri te karcinoma e vezoreve. Në 5-10 për qind të rasteve shkak është faktori trashëgues. Rreziku rritet nëse dy ose më shumë anëtarë në familje kanë karcinomë të vezoreve ose mitrës. Faktor të rritur rreziku nga karcinoma e vezoreve kanë edhe gratë më të moshuara, të cilat asnjëherë nuk kanë lindur, si dhe gratë që nuk mund të mbesin shtatzënë për shkak të endometriozës. Faktorë të tjerë të rrezikut janë duhanpirja, mbipesha, marrja e terapisë hormonale për pacientet që duan të mbeten shtatëzënë.

Cilat janë simptomat?

Karcinoma e vezoreve nuk jep simptoma në fazën e hershme, prandaj për këtë shkak te dy të tretat e të sëmurave, ai diagnostifikohet në stadiumin e avancuar. Pasiqë kjo karcinomë nuk ka simptoma, një periudhë të gjatë rritet në zbrazëtirën abdominale dhe nuk i pengon pacientes. Por, fryrja e stomakut, dhimbja e barkut dhe legenit, ndjenjë e shpejtë e ngopjes, probleme me urinimin, dhimbja gjatë marrëdhënieve, menstruacione të dhimbshme, vjellja, janë pjesë e simptomave për këtë sëmundje. Gjatë viteve të fundit llogaritet se një ndër simptomat e sëmundjes është edhe dobësimi drastik.

Si diagnostifikohet?

Karcinoma e vezoreve diagnostifikohet gjatë kontrollit gjinekologjik. Me ndihmën e kontrollit me ultrazë, gjinekologu mund ta diagniostifikojë tumorin në vezore, dhe sipas karakteristikave të caktuara të caktojë nëse bëhet fjalë për tumor malinj ose beninj. Pas kontrollit gjinekologjik, nëse ekziston dyshim për karcinomë të vezoreve, përmes gjakut bëhen edhe tumor markerët. Si procedurë plotësuese diagnostifikuese janë edhe tomografia kompjuterike dhe rezonanca magnetike.
Diagnoza e fundit caktohet pas operacionit, ku në mënyrë histopatologjike ekzaminohet materiali operativ dhe caktohet tipi, stadiumi i sëmundjes , prej të cilave varet terapia e mëtejshme.

Mjekimi dhe trajtimi

Karcinoma e vezoreve mjekohet. Trajtimi për karcinomën e vezoreve shpesh është intervenimi kirurgjik. Te pacientet të cilat diagnostikohen në stadiumin e hershëm të sëmundjes nuk nevojitet terapi tjetër përveç intervenimit kirurgjik. Te të tjerat, trajtimi postoperativ vazhdon me kemoterapi ose nëse bëhet fjalë për sëmundje të avancuar lokale, trajtimi mund të fillojë kemoterapi, dhe pastaj do të vijonte trajtimi operativ. Për pacientët në "Acibadem Sistina" në dispozicion është një terapi të re target që vepron direkt në qelizat e karcinomës me çfarë arriten rezultate të sukseshme në trajtimin e karcinomës së vezorëve.

Spitali klinik "Acibadem Sistina" ka në dispozicion gjeneratën e fundit të kimioterapisë e cila jep rezultatet më të mira në trajtimin e kancerit. Terapinë me citostatikë pacientët e marrin gjatë qëndrimit të shkurtër në spital ditor, i cili disponon 11 dhoma të veçanta të dizajnuara në mënyrë për të ruajtur privatësinë maksimale dhe komoditetin e pacientit.

Përse gjenerata e re me citostatikë premton  sukses në trajtim?

Falë përparimeve në mjekësi, ilaçet që përdoren në trajtimin e kancerit gjatë viteve e ndryshojnë përbërjen me qëllim që të jenë sa më efikase. Avantazhi i gjeneratës së fundit të kimioterapisë ka të bëjë me efektin maksimal në shkatërrimin e qelizave kancerogjene, gjithnjë dhe me më pak efekte anësore mbi shëndetin e pacientit.

Plani individual për trajtimin me citostatikë

Pacientët trajtohen me terapi më bashkëkohore onkologjike që krijohet individualisht sipas analizave molekulare të bëra në laboratorinë e histopalogjisë. Pacientët mund ti bëjnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme në një ditë. Rezultatet i shqyrtojnë mjekët nga specialitete të ndryshme, gjë kjo e cila është pjesë e metodës multidisiplinare përsa i përket trajtimit të pacientëve në spital.

Pacientët mund ta marrin terapinë edhe në kushtet e shtëpisë

Risi në repartin e onkologjisë në spitalin "Acibadem Sistina" është edhe mundësia që i'u jepet pacientëve të cilët kanë nevojë për kimioterapi të pandërprerë, ta marrin atë në kushtet e shtëpisë, duke përdodur një pompë për kimioterapi që pacientet e mbajnë nën rrobat e veshura dhe mund të funksionojnë pa problem. Këtë mundësi pacientët e kanë për herë të parë në Maqedoni.

Qendrën për onkologji dhe radioterapi pacientët kanë në dispozicion terapinë më bashkëkohore biologjike që vepron në nivel të receptorëve të qelizave të kancerit. Me ndihmën e terapisë biologjike shkatërrohen qelizat e kancerit duke ndaluar aktivitetin  dhe përhapjen e tyre dhe duke bërë që  qelizat të vdesin në mënyrë natyrale.

Me këtë terapi revolucionare kanceret marrin rrjedhë kronike, pasi tumori ekziston, por nuk përhapet, dhe me kalimin e kohës zhduket në mënyrë natyrale. Ilaçet biologjike janë në fakt një lloje të antitrupave që kanë aftësi për t'i njohur qelizat e kancerit dhe të ndalojnë rritjen e tyre.

Avantazhi i kësaj terapie është se ilaçet nuk i shkatërrojnë qelizat e shëndetshme të organizmit, kështu që gjendja e përgjithshme e pacientit nuk dëmtohet. Kjo terapi është një zbulim revolucionar në vitet e fundit, me anë të së cilës arrihen rezultate të shkëlqyera në trajtimin e llojeve të caktuara të kancerit. Ekzaminimet tregojnë se terapia biologjike jep rezultate të mëdha në trajtimin e kancerit të gjirit, sepse qelizat e këtij kanceri janë të ndjeshme dhe i përgjigjen  shumë mirë terapisë.

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language