Gjithçka që duhet të dini për kimioterapinë
Kimioterapia përdoret në mjekimin e kancerit që para vitit 1940, ndërsa zhvillim ë madh përjeton në vitet e shtatëdhjeta, duke iu falënderuar zbulimit të shumë ilaçeve të reja. Ajo ka për qëllim t’i eliminojë qelizat kanceroze në të gjitha vendet në trupin e njeriut, duke i shkatërruar drejtpërsëdrejti ose duke e penguar shumimin e qelizave kanceroze.
Ekzistojnë më shumë mënyra për trajtimin kancerit të cilat mund të përdoren individualisht ose në kombinim: kimioterapia, kirurgjia, terapia me rrezatim, terapia hormonale dhe imunoterpia. Cila nga këto terapi do të përdoret gjatë mjekimit, do të jetë vendim i ekipit të specialistëve shumë disiplinor, pasi që çdo kancer kërkon qasje individuale gjatë mjekimit.