Kirurgjia

Kirurgjia luan rol të rëndësishëm në dhënien e diagnozës, si dhe në trajtimin e kancerit. Intervenimet kirurgjike onkologjike realizohen nga ana e kirurgëve specialist në këtë fushë.

Fushat e aplikimit të trajtimit kirurgjik

Në suaza të onkologjisë kirurgjike aplikohet kirurgjia kurative. Kirurg­jia kurative aplikohet nëse çrregulli­mi është i kufizuar në një organ ose në nyejt limfatike, ku për herë të parë është paraqitur. Te këta pacientë nuk do të duhej të jenë prezent metastazat e largëta dhe nuk duhet të ketë mbet­je nga tumori në vendin e resekcionit kirurgjik. Tumori mund të hiqet tërë­sisht, me çka kufijtë e tij do të caktohen mirë. Megjithatë, ka raste kur tumori nuk mund të hiqet tërësisht. Në rastet e tilla aplikohet operacioni për zvogëlim­in e masës së tumorit, me qëllim që të zvogëlohet presioni mbi indin në rre­thinë dhe të mundësohet efekt më i mirë nga terapia e zbatuar në mënyrë plotësuese. Përveç kësaj, mënjanimi i metastazave, nëse janë në numër të vogël, i rritin rastet për shërimin e pa­cientit.

Operacioni onkologjik mund të aplikohet edhe në kuadër të trajtimit paliativ. Gjithashtu, mund të aplikohet edhe trajtim i cili do të ndihmonte që të zvogëlohen simptomat që kanë prejar­dhje nga tumori. 

Intervenimi kirurgjik mund të apli­kohet edhe në fushat tjera të diagnozës dhe të mjekimit. Këto fusha janë grup­uar në katër grupe kryesore: 

Kirurgjia profilaktike

Mënjani­mi kirurgjik i indeve, të cilët janë nën rrezik të bëhen malinje. Polipet e zor­rëve, lëndimet dhe precancerous e lëkurës dhe impiante në gji, të cilat janë nën rrezik të bëhen kancerogjene, mund të mjekohen përmes kirurgjisë profilaktike..

Biopsia

Metodë e definuar si ob­servim dhe evolucion patologjik i ekzemplarit të marrë gjatë intervenimit kirurgjik. Me biopsi mund të vendoset diagnozë e saktë histopatologjike.

Përcaktimi i stadiumit:  

Metodë e njohur si marrja e ekzemplarit nga pjesë të caktuara, me qëllim që të vërtetohet deri në cilën shkallë është përhapur çrregullimi. 

Terapia adjuvante ose plotësuese:

Aplikohet pasiqë saktë definohet sta­diumi i sëmundjes dhe kur qëllimi i së cilës është të arrihet trajtim kurativ.

 

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language