Në qendrën për onkologji dhe radioterapi në Acibadem Sistina, pacientët marrin një përqasje multidisiplinare ndaj vendimit në lidhje me diagnozën, trajtimin dhe monitorimin e sëmundjes. Përkushtimi i përgjithshëm ndaj sëmundjeve malinje është një proces kompleks, prandaj integrimi në sistemin i cili mundëson kujdesin më të mirë dhe më efikas për pacientin, ka një rëndësi të madhe. Avantazhi i të ashtuquajturit ‘tumor councils’ të përbëra nga specialistë të fushave të ndryshme të mjekësisë, është aftësia për të matur të gjitha aspektet e sëmundjes.

Aparati Trilogy aplikohet në tre metoda të ndryshme të radioterapisë dhe punon si akcelerator linear (LINAC). Aparati i plotëson nevojat e ndryshme të mjekimit të pacientëve me kancer. Gjithashtu, siguron përparësi të rëndësishme për pacientin.

PET/CT aparati shfrytëzohet për identifikimin e tumoreve në fazat e hershme dhe të vërtetohet nëse këto tumore janë malinje ose beninje. Gjithashtu aparati përdoret në diagnozën e sëmundjeve neurologjike dhe kardiologjie...

Paisjet e përparuara teknologjike të cilat në mjekësinë bashkëkohore përdoren për trajtimin e kancerit, reduktojnë në masë të ndjeshme kohën e trajtimit, si dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së pacientit. Disa sëmundje të caktuara malinje, mund të shërohen plotësisht.