JETA IME VAZHDOI PA KOKRRËN NË GJI
Kanceri, fjalë prej të cilës kemi frikë për jetën tonë, të plotësuara me më të dashurit, bashkëshort, fëmijë, nipër. Si të vazhdohet më tutje me kokën lartë, më e fuqishme dhe më e fortë. Mësuesja SadijeTasholli, nga shprehja e mjekëve ka kuptuar se kokrra rastësisht e prekur në gji, është diçka më shumë se e zakonshme. Po, ju keni kancer në gji, ishin fjalët të cilat ia ndryshuan jetën e saj. Por, ajo fuqishëm e ka pranuar të vërtetën, e përgatitur që të ballafaqohet, me atë kokërr të vogël, që ia ka kërcënuar jetën e saj.
“Kur ma kumtuan diagnozën, unë isha e qetë. Nuk lejova që të vërehet se sa isha e frikësuar. Isha bashkë me vajzën time te mjeku. Mjeku iu drejtua dhe i tha çdo meritë nënës tënde që është e qetë”, na sqaron Sadija.
Pas ballafaqimit me të vërtetën, filloi hulumtimi, se kujt t’ia besojë shëndetin e saj dhe jetën e saj, në të cilën duhej t’i gëzohet ditëve të pensionimit.
“Vajza ime më konsultoi se ku dëshiroj ta vazhdoj mjekimin tim dhe ku të realizohet intervenimi. Si mjeke më këshilloi të shkoj te Spitali i klinikës “AcibademSistina”, ku ajo lindi dy fëmijët e saj. Mua më pëlqeu spitali dhe vendosa që të vijë këtu. Dëgjova vetëm fjalë të mira dhe lavdërimi për mjekun MitkoKaragjozov, nga vajza e kunatës sime, e cila jeton në Maqedoni” - sqaron SadijeTasholi.
Që në kontrollin e parë dr. MitkoKaragjozov vendosi që të bëhet intervenim kirurgjik. Për shkak të seriozitetit të sëmundjes, i njëjti duhet të bëhet që ditën e nesërme. Por, pasi që ajo është mësuese me profesion, vendosi që së pari t’i kryeje obligimet e punës lidhur me shkollën dhe më 10 qershor erdhi deri te intervenimi.
“Dr. Karagjozov më dha besim dhe ngushëllim, se çdo gjë do bëhet mirë dhe çdo gjë d të përfundojë. Premtimin e tij e mbajti. Dy vjet nga mjekimi, unë sot jam përsëri i njëjti person, nënë, gjyshe dhe bashkëshorte e dashur, por pa atë kokërr në gjirin tim”.
Pas dy viteve nga operacioni Sadija përsëri funksionon normalisht, i kryen aktivitetet e përditshme si edhe më parë, Moment i ri në jetën e saj janë vetëm kontrollet e rregullta, që i bënë në çdo 6 muaj te dr. Karagjozov. Krahas kontrolleve të rregullta, ajo kujdeset edhe për ushqimin dhe shpesh bën shëtitje.
“Mesazhi im është se çdo grua duhet të shkojë në kontrolle të rregullta. Unë nuk shkoja se ndjehesh mirë, derisa nuk e gjeta kokrrën. Veçanërisht duhet të kenë kujdes gratë e moshës mbi 55 vjet, edhe pse sot vazhdimisht dëgjojmë se edhe më të rejat sëmuren nga kanceri i gjirit. Që të ngjanjejmë mbi sëmundjen bëni ultrazë të rregullt ose mamografi. Bile edhe t’ua kumtojnë diagnozën më të keqe, mos u dorëzoni. Kur do t’i ngrini duart punët shkojnë keq. Çdo gjë që vjen duhet të mbijetohet” – thotë mësuesja Sadije.