Karcinoma e prostatës

Për zbulimin e karcinomës së prostatës në stadiumin e hershëm të sëmundjes rekomandohet skrining i prostatës te çdo mashkull mbi moshën 40 vjeçare. Me moshën rritet edhe rreziku nga karcinoma e prostatës.

 

Çfarë paraqet?

Prostata është gjëndër me madhësi të arrës dhe gjendet menjëherë nën fshikëzën e urinës, Luan një rol të rëndësishëm në sistemit riprodhues të mashkullit.

Cilët janë faktorët e rrezikut?

Mosha: Faktor kryesor i rrezikut së karcinomës së prostatës është mosha. Mundësia për paraqitje të karcinomës së prostatës rritet proporcionalisht me moshën. Sëmundja rrallë paraqitet te meshkujt më të ri se 45 vjet.
Historia familjare: Rreziku është më i madh nëse nga kjo sëmundje është i sëmurë farefis nga familja e ngushtë ose nëse më shumë se një i afërm në familje ka pasur karcinomë të prostatës. Përveç kësaj, rreziku për rritjen e karcinomës së prostatës rritet me marrjen e sasive të mëdha të yndyrës me prejardhje shtazore në ushqim dhe mishi i kuq.

Cilat janë simptomat?

Zakonisht në fazën e hershme ky lloj i karcinomës nuk jep kurrfarë simptomash. Te disa pacientë mund të hasen simptoma si: vështirësi, pickim dhe dhimbje gjatë urinimit, por edhe urinimi i shpeshtë dhe i pandërprerë natën, si gjurmë të gjakut në urinë. Megjithatë, këto simptoma mund të shkaktohen edhe nga hiperplazioni beninj i prostatës dhe nga infektimet e traktit urinar. Te pacientët te të cilët sëmundja është në nivel të avancuar, shenjat e para janë dhimbje në kurriz dhe në shtyllën kurrizore.

Si diagnostikohet?

Edhe pse shpesh paraqitet te meshkujt mbi moshën 65 vjeçare, sot rekomandohet të bëhet skrining i karcinomës së prostatës te çdo mashkull mbi moshën 40 vjeçare. Shkaqet kryesore janë këto:

• Karcinoma më e shpeshtë që paraqitet te meshkujt dhe është shkaku më i shpeshtë i vdekjes,
• Në fazën fillestare, shpesh nuk jep simptoma,
• Gjatë diagnostikimit në fazën e hershme aplikohet trajtimi kirurgjik, me çka mund të sigurohet shërim i tërësishëm,
• PSA (antigjeni specifik i prostatës), i quajtur test sensitiv, ekzaminohet përmes gjakut,
• Me testin PSA dhe metoda për kontroll rektal, nëse është e nevojshme, me ultra zë dhe biopsi, sëmundja diagnostifikohet në mënyrë të lehtë.

PSA: Antigjeni specifik i prostatës (PSA) është proteinë e prodhuar nga ana e qelizave të prostatës. Me PSA testin matet niveli i PSA në gjak. Kur niveli i vlerës së PSA është e lartë, do të thotë është rritur incidenca e PSA që tajitet në indin e prostatës. Shkaku kryesor për këtë është karcinoma e prostatës. Por, karcinoma nuk është shkaku i vetëm. Ndonjëherë te inflamacionet e prostatës, të quajtura prostatit dhe hiperplazion beninj i prostatës, mund të fitohen rezultate të njëjta. Në këtë fazë, përdoren parametra plotësuese. Këto hulumtime përshijnë kontrolle nga specialistë urolog, kontrolle urologjike dhe rrjedha kronologjike e PSA, dendësia e llogaritur e PSA sipas vëllimit të prostatës, mund të llogaritet në bazë të raportit të PSA të lirë/të përgjithshëm.
Kontrolli rektal digjital: pas PSA testit, kontrolli rektal digjital (DPE) llogaritet metoda më e rëndësishme për diagnozë të karcinomës së prostatës. Realizohet me palpim të prostatës përmes rektumit. Gjatë kontrollit urologu mund të zbulojë disa parregullsi në madhësinë e saj, formën dje konsistencën. Nëse rezultatet nga PSA janë në kufi normal, karcinoma e prostatës, mund të zbulohet me DRE. Prandaj, PSA dhe DRE përdoren si komplementare.

Ultra zëri transrektal dhe biopsia: ekzaminimet e prostatës me ultra zë transrektal (përmes anusit) janë më sensitive në krahasim me ultra zërin abdominal. Por, pasiqë nuk mund ta zënë vendin e DRE, nuk përdoren kontrolle rutinore. Hulumtimi më i rëndësishëm nga ana e mjekëve është biopsia e prostatës. Nëse vlera e PSA është më e lartë nga vlera normale ose gjatë kontrollit rektal, mjeku detekton çrregullim, nevojitet biopsi. Biopsia rektale e prostatës bëhet përmes ultra zërit të veçantë dhe gjilpërave speciale për biopsi, me anestezion lokal dhe në kushte të ambulancës.

Karcinoma e prostatës shpesh paraqitet në më shumë vende në të njëjtën kohë, prandaj me biopsinë në mënyrë sistemore merren ekzemplar nga çdo anë.

Sot, realizimi i biopsisë së prostatës kërkon marrje më së paku të 12 ekzemplarëve nga indi. Krahas kësaj, nëse gjatë kontrollit ose ultra zërit ka diçka të dyshimtë, merren ekzemplarë edhe nga ai rajon i prostatës. Nëse nuk zbulohet shkaku për vlerën e lartë të PSA dhe nëse vazhdon të rritet vlera e PSA ose biopsia jep rezultatet të dyshimta, ka nevojë për përsëritjen e biopsisë.

Si mjekohet?

Gjatë zgjedhjes së trajtimit adekuat për pacientin duhet të merren parasysh këto faktorë:

• Mosha e pacientit
• Faza e sëmundjes
• Karakteristikat patologjike të sëmundjes (Sistemi Glison i vlerësimit sipas shkallës së diferencimit të qelizave të kancerit)
• Raporti i pjesëve nga tumori i marrë me biopsi në indet e shëndosha (përqindja)
• Niveli i PSA
• Komplikime të mundshme nga trajtimi
• Zgjedhja e pacientit

Gjatë mjekimit të karcinomës së prostatës përdoren këto alternativ:

• Vëzhgim aktiv
• Kirurgji radikale (e hapur, laparoskopi)
• Radioterapi
• Terapia hormonale
• Hemoterapi (përdorimi i ilaçeve)

Vëzhgimi aktiv – është alternative gjatë viteve të fundit. Gjatë kësaj metode mund të ketë nevojë nga vëzhgimi i vazhdueshëm dhe ndonjëherë përsëritja e biopsisë. Nevoja nga mbikëqyrja aktive është prezent ku karcinoma në mënyrë klinike është caktuar si e parëndësishme. Por, caktimi në mënyrë klinike se karcinoma është e parëndësishme nuk është procedurë e lehtë. Megjithatë, pas vëzhgimit të rregullt klinik mund të vlerësohet se karcinoma është e parëndësishme. Shpeshherë vëzhgimi aktiv mund të jetë në formë të anulimit të intervenimit kirurgjik ose radioterapisë.

Trajtimi kirurgjik – sot nëse karcinoma e prostatës është sëmundje e lokalizuar (faza e hershme e sëmundjes), operacioni llogaritet si standard i artë. Ekzistojnë dy teknika kirurgjike, e hapur dhe laparoskopike. Megjithatë, te të dy metodat parimi është i njëjtë. Prostata, si tërësi, hiqet bashkë me nyejt fqinje limfatike. Pas trajtimit kirurgjik, mund të paraqitet inkontinencia urinare, që nuk është problem shumë serioz, dhe zakonisht tejkalohet në afat prej 3 muajve deri në një vit.

• Radioterapia: përdoret nëse sëmundja nuk ka metastazuar, ndërsa intervenimi kirurgjik është i rrezikshëm për pacientin. Zakonisht aplikohet në kombinim me terapinë hormonale.

• Terapia hormonale: kjo terapi shpesh përdoret kur kanceri te disa pacientë është përhapur edhe në pjesët tjera të trupit ose përsëritet. Karcinoma e prostatës varet nga androgjeni, ndërsa qëllimi i terapisë hormonale është ta tejkalojë ose ta zvogëlojë nivelin e të ashtuquajturit hormon mashkullor, testosteron.

• Hemoterapia: në parim përdoret për pacientët te të cilët terapia hormonale nuk jep rezultate dhe për pacientët të cilët janë në fazën e metastazës.

 

 

 

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language