Karcinoma e fytit

Fyti (laringut) është organ i vendosur në vijën e mesme të qafës dhe shërben për frymëmarrje, prodhimi i zërit dhe mbrojtja e organeve të frymëmarrjes gjatë gëlltitjes. Ai është i përbërë prej tre pjesëve: telat e zërit (glottis), hapësira mbi telat e zërit (supraglottis) dhe hapësira nën telat e zërit (sublottis).

Cilët janë llojet e kancerit të fytit?

Tumoret malinje (karcinoma) i laringut ndahen sipas tipit të qelizave nga të cilat krijohet. Më shpesh (në 95% të rasteve) karcinoma e fytit kanë prejardhje nga qelizat pllakose të mukozës së fytit dhe quhen karcinome planocelulare. Në stadiumin e hershëm të sëmundjes, para se të fillojnë të përhapen në indin përreth, këto ndryshime quhen ndryshime para kancerogjene dhe in situ (in citu) karcinoma.

Sa shpesh paraqitet?

Karcinoma e laringut përbën 1-2% nga të gjithë karcinomët. Incidenca e tij është 2-10 raste në 100.000 banorë. Nga ky tip i karcinomës meshkujt sëmuren 4-10 herë më shpesh se sa femrat. Më së shpeshti paraqitet pas moshës pesëdhjetëvjeçare të jetës.

Më shumë faktorë mund të ndikojnë në paraqitjen e karcinomës të fytit. Faktori më i madh rreziku për paraqitjen e tij është pirja e duhanit. Te duhanxhinjtë rreziku për paraqitjen e këtij tipi të karcinomës është 5-25 herë më i madh. Konsumimi i pijeve alkoolike, veçanërisht nëse është i kombinuar me pirjen e duhanit, e ritë rrezikun nga paraqitja e kësaj sëmundjeje, bile deri në 40 herë. Si faktorë rreziku përmenden edhe refluks gastroezofageal, irritimi me substanca kimike, azbesti etj.

Cilat janë simptomat?

Tumori më së shpeshti gjendet në telat e zërit dhe shenjat e para janë ndryshimi i kualitetit të zërit dhe marrje zëri. Nëse kjo gjendje zgjat më shumë se 2 javë, rekomandohet që menjëherë të konsultoheni me mjekun për vesh, hundë dhe fyt.
Simptomat tjera të karcinomës së fytit janë dhimbje në fyt dhe veshë, ndërsa te rastet më të avancuara mund të vërehet frymëmarrje e vështirësuar, dhimbje gjatë gëlltitjes, si dhe pështymë e përgjakur.

Nëse kanceri përhapet në nyejt limfatike, paraqitet  ënjtje në fyt.

Si diagnostikohet?

Diagnoza e karcinomës së fytit e vendos otorinolaringologu në bazë të më shumë procedurave diagnostifikuese. Së pari përmes bisedës me pacientin për simptoma të cilat i ka dhe periudhën kur ato janë paraqitur, mjeku fiton informata të rëndësishme për sëmundjen e pacientit (anamneza).

Kontrolli klinik nënkupton një sërë të procedurave diagnostifikuese, si kontrolli i fytit (orofaringoskopia), kontrolli i fytit dhe telave të zërit me endoskop rigid ose fleksibël (laringoskopi) dhe palpation të fytit dhe ekzaminime radiologjike të fytit (ultra zëri, tomografia kompjuteristike dhe rezonanca magnetike).

Nëse ekziston dyshimi për paraqitjen e karcinomës së fytit, te pacienti rekomandohet laringoskopi e drejtpërdrejt me videolaringoskop ose mikroskop operativ, me anestezion afatshkurtër dhe biopsi për shkak të diagnozës histopatologjike të ndryshimit.

Varësisht nga rezultatet e analizës histologjie, pacienti këshillohet për trajtim të mëtejshëm.

Si mjekohet?

Në trajtimin e karcinomës së laringut ekzistojnë dy qasje terapeutike: trajtimi operativ dhe radioterapia. Hemoterapia përdoret më shpesh si plotësim i trajtimit operativ dhe mjekimit me radioterapi.

Tipi dhe vëllimi i trajtimit operativ varet nga pozita dhe madhësia e karcinomës, si dhe nga përhapja e sëmundjes d.m.th. nga prezenca e metastazave lokale dhe të largëta.
Intervenimet operative mund të jenë funksionale, kur hiqet vetëm tumori me pjesë nga teli i zërit ose i gjithë teli i zërit (chordectomia). Ekzistojnë edhe laringektomi funksionale, te të cilët hiqet tumori dhe një pjesë e laringut (laringektomi parciale horizontale dhe vertikale).

Nëse tumori është i madh dhe zbulohet më vonë, nevojitet që të hiqet i gjithë laringu (laringektomi totale).
Nevojitet që të theksohet se te shumica e intervenimeve kirurgjike për shkak të sigurimit të frymëmarrjes nevojitet që ë krijohet traheostomi e përkohshme ose e përhershme, hapje në fyt dhe trakeve, nëpër të cilin pacienti mund të marrë frymë pas operacionit.

Nëse ekzistojnë edhe metastaza në nyejt limfatike në fyt, nevojitet që të bëhet edhe desksion seleksionues ose radikal i fytit dhe të hiqen nyejt limfatike të njërës anë ose të dy anëve të fytit.
Pas ndërhyrjes operative vijon kontrolli onkologjik dhe vlerësimi për mjekimin e mëtejshëm (radioterapia, hemoterapia). Ndonjëherë tumori mund të jetë aq i madh sa që nuk lejon trajtim operativ dhe në ato raste mënyra e vetme është mjekimi me radioterapi dhe hemoterapi.

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language