Karcinoma e qafës së mitrës (karcinoma cervikale)

Çdo vit, 500.000 gra në mbarë botën janë diagnostikuar me kancer të qafës së mitrës, i cili është një nga llojet më të zakonshme të kancerit dhe ndikon në organet gjenitale femërore. Pas kancerit të gjirit, ky lloj kanceri është shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjes në mesin e grave. Në vitet e fundit numri i grave me këtë diagnozë është rritur  në mënyrë të konsiderueshme.

 

Çfarë përfaqëson?

Ky lloj kanceri prek pjesën e poshtme të mitrës, domethënë pjesën e qafës e cila bashkon vaginën me mitrën. Kanceri shfaqet atëherë kur në pjesën sipërfaqësore e qafës së mitrës shfaqen qeliza anormale të cilat quhen ‘prekursorë të kancerit’. Bëhet fjalë për struktura parakanceroze të cilat nëse nuk diagnostikohen në fazë fillestare, shndërrohen në kancer të mitrës. Faktori kryesor përgjegjës për këtë ndryshim HPV, i njohur si virusi human papiloma. HPV është virus i cili transmetohet nëpërmjet marrëdhënies seksuale dhe shkakton lythat gjenital.

Gjinekologët, këshillojnë çdo grua të paktën një herë në vit të bëjnë PAP test, pasi vetëm me anë të këtyre testeve mund të zbulohen çfarëdo lloj ndryshimesh në qafën e mitrës. PAP testi i njohur si testi Papanicolaou, mundëson diagnostikimin e hershëm të qelizave anormale në qafën e mitrës, para se ato të fillojnë të shndërrohen në struktura para kanceroze apo në kancer të qafës së mitrës. Në vendet e zhvilluara, ku femrat bëjnë rregullisht PAP test, është reduktuar ndjeshëm norma e pacientëve me kancer në qafën e mitrës.

Cilët janë faktorët e rrezikut?

Faktorët e rrezikut të cilët mund të jenë shkak i ndryshimeve të qelizave në qafën e mitrës janë:

• Infeksioni HPV
• Mosha
• Marrëdhënia e parë seksuale në moshë të re
• Ndryshimi i më shumë partnerëve seksualë
• Shtatzënitë e shumëfishta
• Kushtet e këqija ekonomiko-sociale
• Pirja e duhanit
• Higjena jo e mirë gjenitale
• Pilulat kontraceptive, mungesa e vitaminave A, C, E në ushqim, si dhe mungesa e acidit folik.

Kur shfaqet?

Kanceri i qafës së mitrës zakonisht shfaqet tek gratë e moshës së mesme si dhe tek gratë më të vjetra.
Cilat janë simptomat?

Zakonisht simptomat e para për zbulimin e kancerit të qafës së mitrës janë: gjakëderdhje vaginale gjatë marrëdhënies seksuale, rrjedhje vaginale jo e pastër, dhimbje gjatë urinimit apo parehati vaginale. Kanceri i qafës së mitrës mund të prekë një sipërfaqe më të madhe, duke përfshirë dhe hapësirën e mitrës, poshtë në vaginë dhe në murin e pelvisit. Me presionin e vet mund të pushtojë edhe fshikëzën e urinës dhe rektumin, duke shkaktuar kapsllëk, shenja gjaku në urinë, bllokim të uretrës dhe hidrouretrës ( zgjerim i tubit urinar) apo hidronefrozës (zgjerim i veshkave), gjithashtu, në varësi të prekjes së murit të pelvisit, mund të përfshihen edhe simptoma të tjera shtesë, si dhimbje të këmbëve, edemë dhe hidronefrozë.

Si diagnostikohet?

• PAP test - gjatë aplikimit të këtij testi merret bris (kampion) nga vagina, i cili ekzaminohet nga patologë, dhe bëhet klasifikimi i qelizave normale dhe jo normale. Sot, me kontrollet e rregullta të PAP testit, pritet që numri i vdekshmërisë të pacientëve të sëmurë nga kanceri i qafës së mitrës të zvogëlohet me 70%. Metodë tjetër e cila lejon vëzhgimin e drejtpërdrejtë të lezioneve, është kolposkopia. Me ndihmën e këtij instrumenti optik, qafa e mitrës mund të zmadhohet nga 6 deri në 40 herë.nëse në rezultatin e PAP testit gjenden struktura anormale, atëherë përdoret kolposkopia ose biopsia.
• ADN HPV – gjatë rezultateve të dyshimta, rekomandohetn metodat e ADN HPV. Nëse rezultati i PAP testit është i paqartë ndërsa ADN HPV është pozitiv, atëherë është e nevojshme që të bëhet më shpesh monitorimi i gjendjes së pacientit.

Si trajtohet?

Radioterapia është metodë e cila mund të përdoret në çdo fazë të kancerit në qafën e mitrës. Në fazën fillestare të kancerit, përhapja e sëmundjes është shumë e ulët, prandaj si një plan i parë përdoret trajtimi kirurgjik, në fazat e avancuara, si formë themelore e trajtimit është radioterapia. Trajtimi kirurgjik ka për qëllim heqjen e kancerit nga zona në të cilën gjendet kanceri primar i qafës së mitrës, dhe vendeve në të cilat është e mundur përhapja e kancerit. Trajtimi kirurgjik, përveç madhësisë së tumorit, mund të dallohet edhe në varësi të vendit të kryerjes së intervenimit: qafës së mitrës, të gjithë mitrën dhe nyjet limfatike, mund të ndryshojë sipas madhësisë së teknikave kirurgjike.

•LEEP (Loopelectrosurgicalprocedur) – LEEP është një teknikë e re për diagnostikimin dhe trajtimin e ndryshimeve në qafën e mitrës me ndihmën e lazerit. Përdoret tension i ulët i energjisë, e cila në të njejtën kohë prerja dhe mpiksja e gjakderdhjes është e minimizuar.

Krioterapia - është metodë për heqjen e kancerit , lythave ose nishanëve.këto ndryshime të indit, ngrihen me anë të procesit të ftohjes gjatë së cilit humbasin funksionin e tyre dhe vdesin.

Mbrojtja

Rekomnandohet kryerja e PAP testit brenda një afati prej tre vitesh pas kryerjes së aktivitetit të parë seksual, ndërsa pas moshës 30 vjeçare, PAP testi mund të kryhet çdo 2 deri në 3 vjet. Nëse pacientja ka rrezik të lartë, atëherë PAP testi duhet të bëhet dy herë në vit.

Vaksinimi HPV

Thelbësore për parandalimin e këtij kanceri është vaksinimi i HPV, i cili bëhet para fillimit të marrëdhënieve seksuale. Qëllimi është që të mbrohen pacientet nga para cervikaldiplaza, neoplazia, kanceri i mitrës, lythat gjenital (condylomatаaccuminatа) dhe lezionet parakarcinomogjenitale. Madje edhe aplikimi i vaksinës HPV dduhet të vazhdojë me ekzaminimin e qafës së mitrës, domethënë, me anë të PAP testit. Për të parandaluar virusin gjatë aktit seksual, si një metodë mbrojtëse rekomandohet përdorimi i prezervativit.

Disa lloje të HPV shkaktojnë kancer

Mendohet se infeksionet HPV kanë një ndikim të madh në zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës. 99,7% të kancerit të qafës së mitrës, përmbajnë ADN HPV. Ekzistojnë 200 lloje të këtij virusi i cili është zbuluar në lëkurë dhe në membranat mukozale, dhe 40% e tyre janë gjetur në epitelin e anusit dhe organet gjenitale. Forma më e zakonshme e transmetimit të virusit, është nëpërmjet marrëdhënies seksuale.

 

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language