Karcinoma e vezoreve (ovarium)

Karcinoma e vezoreve më shpesh paraqitet te femrat në menopauzë. Nëse zbulohet në fazën e hershme, mundësia për shërimin e plotë është më e madhe, se sa në fazën më të vonshme, mundësia për mjekim zvogëlohet.

 

Si krijohet?

Në 90 për qind të rasteve karcinoma e vezoreve krijohet nga qelizat epiteliale.

Cilët janë faktorët e rrezikut?

Është e vështirë që të caktohen faktorët e rrezikut, që sjellin deri te karcinoma e vezoreve. Në 5-10 për qind të rasteve shkak është faktori trashëgues. Rreziku rritet nëse dy ose më shumë anëtarë në familje kanë karcinom të vezoreve ose mitrës. Faktor të rritur rreziku nga karcinoma e vezoreve kanë edhe gratë më të moshuara, të cilat asnjëherë nuk kanë lindur, si dhe gratë që nuk mund të mbesin shtatzënë për shkak të endometriozës.

Cilat janë simptomat?

Karcinoma e vezoreve nuk jep shenja në fazën e hershme, e mu për këtë shkak te dy të tretat e të sëmurave, ai diagnostifikohet në stadiumin e avancuar. Pasiqë ky karcinom nuk ka simptoma, një periudhë të gjatë rritet në zbrazëtirën abdominale dhe nuk i pengon pacientes. Por, fryrja e stomakut,  dhimbja e barkut dhe legenit, ndjenjë e shpejtë e ngopjes, probleme me urinimin janë pjesë të simptomave për këtë sëmundje. Po ashtu, te disa paciente paraqiten edhe problem e digjestive. Gjatë viteve të fundit llogaritet se një pjesë e simptomave të sëmundjes është edhe dobësimi drastik.

Si diagnostifikohet?

Karcinoma e vezoreve diagnostifikohet gjatë kontrollit gjinekologjik. Me ndihmën e kontrollit me ultra zë, gjinekologu mund ta diagniostifikojë tumorin në vezore, dhe sipas karakteristikave të caktuara të caktojë nëse bëhet fjalë për tumor malinj ose beninj.

Pas kontrollit gjinekologjik, nëse ekziston dyshim për karcinom të vezoreve, përmes gjakut bëhen edhe tumor markerët. Nëse janë ngritur vlerat e tyre, kjo flet për ekzistimin e karcinomës së vezoreve. Si procedurë plotësuese diagnostifikuese janë edhe tomografia kompjuterike dhe rezonanca magnetike.

 Diagnoza e fundit caktohet pas operacionit, ku në mënyrë histopatologjike studiohet materiali operativ dhe caktohet tipi, shkalla dhe përhapja e kancerit, dhe caktohet terapia e mëtejshme.

Si mjekohet?

Trajtimi për kancerin e vezoreve është intervenimi kirurgjik. Me fjalë të tjera, pacientët së pari mjekohen me operacion, intervenimi që ka karakteristika të veçanta kirurgjike.

Te pacientet ku është diagnostifikuar në stadiumin e hershëm të sëmundjes nuk nevojitet terapi tjetër përveç intervenimit kirurgjik. Te të tjerat, mjekimi vazhdon me hemoterapi ose radioterapi.

 

 

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language