Radioterapia

Onkologjia radiologjike nënkupton shfrytëzimin e rrezeve jonizuese në trajtimin e pacientit me kancer, si dhe hulumtimet të cilat bëhen në këtë fushë. Onkologjia radiologjike ka dy fusha të aplikimit të trajtimit, dhe atë radioterapia dhe radiokirurgjia.

Radioterapia (terapia me rreze jonizuese)  

Duke e vështruar nga aspekti teknologjik radioterapia është disiplinë me zhvillim më të madh gjatë viteve të fundit. Duke iu falënderuar teknikave moderne për rrezatim dhe aparateve më moderne teknologjike, janë fituar rezultate të suksesshme në mjekimin e indit kancerogjen.

Çfarë është radioterapia?

Radioterapia është definuar si mjekimi me rrezatim i indit kancerogjen ose i disa tumoreve jo malinj. Në opinion i njohur si terapia radiologjike ose terapia me rreze jonizuese. Rrezet e përdorura në radioterapi kanë për qëllim ta pengojnë rritjen e qelizave kancerogjene ose t’i shkatërrojë të njëjtat. Radioterapia shpesh aplikohet në trajtimin e kancerit. Si e tillë, pas diagnostifikimit të kancerit, 60-80 për qind të pacientëve me kancer kanë nevojë nga radioterapia

Si përcaktohet metoda e mjekimit?

Ekzistojnë shumë faktorë që ndikojnë ndaj trajtimit. Faktorët kryesorë janë si vijojnë: tipi, stadiumi dhe lokalizimi i sëmundjes malinje, si dhe mosha e pacientit dhe shëndeti i tij i përgjithshëm. Vendimet për trajtimin kanë të bëjnë sipas vlerësimit nga ana e mjekëve nga fusha të ndryshme. Mu për këtë, bile edhe kur pacientët me kancer kanë tipin e njëjtë të kancerit, mjekimi i çdo pacienti planifikohet në pajtim me gjendjen e tij.

Si ndikon radioterapia mbi pacientin?

Rrezet që përdoren në radioterapi veprojnë mbi bërthamën e qelizave kancerogjene. Kur DNK në bërthamën e qelizave është mjaft e dëmtuar, qelizat e humbin aftësinë të ndahen. Kanceri pushon së rrituri dhe fillon të zvogëlohet pasiqë qelizat e vdekura në indin kancerogjen nuk rigjenerohen. Si rezultat i kësaj, shumë tipa të tumorit janë trajtuar me sukses. Doza e lartë e rrezatimit e aplikuar gjatë sesioneve me radioterapi i shkatërron qelizat ose e pengon shumimin e tyre. Pasiqë qelizat e tumorit ndahen shpejt nga ato normalet, radioterapia i shkatërron shumicën e këtyre qelizave. Edhe pse edhe qelizat normale janë nën veprimin e rrezatimit, mund të shëndoshen në periudhë të shkurtër kohore si rezultat i ndjeshmërisë së tyre të vogël dhe mekanizmave të veçanta të regjenerimit, të cilat mungojnë tek qelizat kancerogjene. Nga ana tjetër, numri i qelizave normale që e rrethojnë rajonin e trajtuar është një milion herë më i madh nga numri i qelizave kancerogjene. Që të mbrohen qelizat normale, doza e përgjithshme e rrezatimit është e ndarë në doza më të vogla, të cilat jepen përditë në periudhë specifike kohore. Përveç kësaj, mjekët përpiqen që ta mbrojnë indin normal dhe ta orientojnë rrezatimin drejt rajonit të sëmurë.

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language