MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim
MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë të parë në vendin tonë në “Acibadem Sistina”. Ky aparat, në krahasim me atë standard MRI 1,5 Tesla, është më i rehatshëm dhe ofron një numër të madh avantazhesh, si për pacientin ashtu edhe për doktorin.
Rezonanca magnetike është një aparat i cili ndryshe nga aparatët e tjerë nuk përdor rrezatim jonizues. Është një metodë e cila në procesin e krijimit të imazhit, përdor fushë magnetike. Për këtë arsye nuk shkakton efekte të dëmshme për pacientin dhe shëndetin e tij.
Reduktim i kohës së filmimit
Me MRI 3 Tesla koha e filmimit është e reduktuar me 30% në krahasim me MRI 1,5 Tesla. Për një sekondë mund të arrihen 20-30 imazhe të trurit, mëlçisë, zemrës, veshkave dhe organeve të tjera të brendshme. Për vetëm dy minuta, MRI 3 Tesla prodhon më shumë se dy mijë imazhe me anë të të cilave vlerësohet funksioni i organeve. Në të njejtën kohë, fuqia e fushës magnetike e cila është dy herë më e madhe, mundëson një shfaqje të saktë të strukturave dhe organeve të brendshme, si dhe detektimin e ndryshimeve të cilat janë të padukshme me MRI 1,5 Tesla.
I qetë dhe i rehatshëm
Teknologjia Silent scan e montuar në aparat, redukton në mënyrë të ndjeshme zhurmën gjatë filmimin në krahasim me MRI 1,5 Tesla. Në frekuenca të caktuara gjatë filmimit të kokës, shtyllës kurrizore dhe strukturës së muskujve, ky aparat është krejtësisht i qetë. Rritja e komoditetit të pacientit gjatë kryerjes së filmimit, mundësohet me anë të cilindrit i cili është 70 cm më i madh. Ky komoditet është i plotësuar gjithashtu me anë të tavolinës në të cilën kryhet filmimi, e cila parashikohet të mbaj një peshë trupore deri në 250 kg.
Skrining për të gjithë trupin vetëm me një filmim (Total body MRI 3Т)
Skanimi i të gjithë trupit, mund të bëhet vetëm me aparatin për rezonancë magnetike me fuqi 3 Tesla. Filmimi përbëhet nga 5 pjesë, sipas sitemeve dhe organeve, ky filmim është bërë i mundur falë programit të veçantë të montuar në këtë aparat. Falë kësaj, arrihet imazhi i të gjithë trupit për më pak se një orë. Shërbimi „Total body MRI 3Т“ përdoret nga qendrat mjekësore botërore si metoda Check – up më efikase për diagnostikimin e hershëm, si dhe për vlerësimin e gjendjes së të gjitha sistemeve dhe organeve, duke përfshirë edhe enët e gjakut. MRI 3 Tesla mundëson shfaqjen e enëve të gjakut pa përdorur agjent për kontrast.
*Të gjitha filmimet (incizimet) e aparatit të ri për rezonancë magnetike 3 Tesla, kanë zbritje promovuese prej 20% deri në fillim të muajit mars.