PET / CT

PET/CT aparati shfrytëzohet për identifikimin e tumoreve në fazat e hershme dhe të vërtetohet nëse këto tumore janë malinje ose beninje. Gjithashtu aparati përdoret në diagnozën e sëmundjeve neurologjike dhe kardiologjie.

PET/CT është një nga teknikat më efikase për incizim, të cilat sot gjenden në dispozicion. Shkurtimisht, PET/CT është teknikë për incizim, e cila i tre­gon funksionet e organeve dhe indet në trupin e njeriut në nivel të metabo­lizmit, duke i kombinuar përparësitë e PET (tomografia rrezatuese pozitroni­ke) dhe CT (tomografia kompjuterike, siguron informata të hollësishme anatomike. PET/CT veçanërisht është i dobishëm në onkologji për identifi­kimin e tumoreve, për përcaktimin e përhapjes së tumorit, për planifikimin e radioterapisë, për vlerësimin e reagimit të pacientit i cili mjekohet. Ky aparat për pacientët gjendet në spitalin “Acibadem Sistina”. Përdorimi i kësaj metode diag­nostifike në botë nuk kufizohet vetëm te onkologjia. Poashtu PET/CT luan rol të rëndësishëm në përcaktimin e fok­usit epileptik, te rastet neurologjike, siç janë Sëmundja e Alchajmerit, dhe në kërkim të prezencës së indeve të gjalla në zemër pas sulmit në zemër. Në këtë mënyrë ai hap një epokë të re në diag­nozën dhe në mjekimin e disa sëmund­jeve neurologjike dhe kardiologjie. 

Në cilën fazë të kancerit përdoret PET/CT?

PET/CT PËR DIAGNOZË TË HERSHME 

PET/CT ofron përparësi të rëndë­sishme gjatë diagnozës së hershme. Ai ofron mundësi që të identifikohen shumë çrregullime në fazën e hershme. Në periudhën para se të paraqitet PET/ CT, vërtetimi i asaj nëse nyejt limfatike janë përfshirë nga tumori bëhej me anë të biopsisë, ndërsa tani me aplikimin e PET/CT, kjo kryhet me shkallë të lartë të saktësisë. Në incizimet e PET/CT mund të vërehen tumoret e vegjël deri në 5mm në diametër, pasiqë informatat për trupin e pacientit fitohen përmes incizimeve të marra nga sistemet e avancuara kompjuterike. PET/CT duke e përdorur metabolizmin e rritur të glukozës, karakteristikë e qelizave kancerogjene, e lehtëson vendosjen e diagnozës së shpejtë dhe të sigurt pa marrjen e çfarëdo ekzemplarësh. 


PET/CT GJATË METASTAZËS

Poashtu PET/CT ofron përparësi të madhe për përcaktimin nëse sëmund­ja përhapet në indet fqinje ose nye­jt limfatike, gjegjësisht nëse ekziston metastaza ose jo. Pasiqë i gjithë tru­pi kontrollohet njëkohësisht, duke iu falënderuar incizimeve të bëra përmes PET/CT, gjithashtu, mund të vlerëso­het nëse kanceri është përhapur në organ tjetër. Prandaj, PET/CT është i volitshëm në përcaktimin e përhapjes lokale dhe të largët të sëmundjes, për shembull, nëse tumori në mushkëritë është përhapur në organet tjera të brendshme, gjëndrat mbiveshkore ose nyejt limfatike (nëse ka metastazë ose jo), me fjalë të tjera për përcaktimin e stadiumit të sëmundjes.

PET/CT PAS MJEKIMIT

Shumë lloje të kancerit mund të shërohen nëse vendoset diagno­za e hershme. Për shembull, shkallë 5 vjeçare e mbijetimit te pacientët, të cilëve iu është diagnostifikuar kancer në gji në fazë e hershme, është mbi 80%. PET/CT zë një vend të rëndësishëm në diagnostifikimin e tumorit pasiqë siguron informata të hollësishme për tumorin. PET e mundëson analizën e metabolizmit të indit sipas së cilës do të mund të vërtetohet nëse lezioni, prezenca anatomike e të cilit tashmë është përcaktuar, është malinje ose be­ninje. Poashtu PET mund të përdoret edhe për përcjelljen e përgjigjes nga terapia te sëmundjet malinje. Për shem­bull, në rast të limfomit, nyejt limfatike të cilat rriten mund të zvogëlohen nëse mjekohen, por ekzistojnë raste ku nuk mund të mënjanohen tërësisht. Në shu­micën e rasteve nyejt limfatike mund të mbeten pak të zmadhuara pas mjekim­it. Kur bëhet fjalë për përcaktimin nëse ka akoma sëmundje aktive në këto nyje ose nëse sëmundja është eliminuar tërësisht, PET/CT është metoda më e rëndësishme për përcjelljen e përgjig­jes terapeutike. Sipas kësaj, PET/CT mundëson përcaktimin e saktë të lok­acionit të nyejve limfatike, ndërsa jep përgjigje edhe në pyetjen nëse sëmund­ja aktive është akoma prezent dhe nëse ka përgjigje të plotë nga mjekimi. Me të gjitha këto karakteristika PET/CT luan rol të rëndësishëm në përcaktimin e di­agnozës së hershme dhe në kohë, si dhe në përcjelljen e mjekimit të sëmundjeve malinje.

Raste klinike ku aplikohet PET/CT

•KARCINOMI I MUSHKËRIVE
•LIMFOMAT
•KARCINOMI I GJËNDRËS TIROIDE
•KARCINOMI I GJIRIT
•KARCINOMI I PANKREASIT
•KARCINOMI I ZORRËS SË TRASHË
•MELANOMI
•TUMORI I TRURIT
•FUSHA TJERA TË APLIKIMIT

A E DINIT SE?

PET/CT zbulon lloje të ndryshme të kancerit, sëmundje të zemrës dhe neurologjike. Me aplikimin e tij u eliminua nevoja nga përdorimi i kontrolleve plotësuese dhe proce­durave diagnostifike.

PET/CT është i sigurt.

Vetëm me një aplikim të PET/CT e zëvendëson aplikimin e një numri të madh të kontrolleve

PET/CT i paraqet të gjitha sistemet organike në një incizim.

PET/CT siguron diagnostifikimin e hershëm të shumë sëmundjeve në krahasim me metodat tjera.

PET/CT e shfaq rrjedhën e sëmund­jes dhe reagimin e trupit nga trajtimi i zbatuar.

•PET/CT siguron informata të rëndë­sishme lidhur me planifikimin e mjekimit.

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

Language