Kontrolle parandaluese

Milionë pacientë në botë e sfidojnë kancerin. Kanceri mund të sfidohet, por është e rëndësishme që të zbulohet në kohë.

Kontrolle parandaluese

Kujdesuni për shëndetin tuaj. Një numër i madh i këtyre sëmundjeve nuk japin shenja në fazën e tyre të hershme. Kontrollet parandaluese janë hapi i parë në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve malinje. Kanceret më të zakonshme mund të zbulohen edhe nëpërmjet kontrolleve shëndetësore rutinë.

Kanceri i gjirit

Kanceri i gjirit mund të diagnostikohet lehtë nëse rregullisht bëni eko të gjirit dhe mamografi. Çdo grua mbi moshës 40 vjeçare, duhet të bëjë mamografi të paktën një herë në dy vjet, ndërsa në moshën 50 vjeçare, ky skrining duhet të bëhet te çdo grua një herë në vit. Te vajzat e reja, mbi moshën 20 vjeçare, rekomandohen kontrolle të rregullta të ekos së gjirit.

Kanceri i qafës së mitrës

Kanceri i qafës së mitrës mund të diagnostikohet përmes PAP testit. Qëllimi i kontrolleve gjinekologjike parandaluese është zbulimi i ndryshimeve në qafën e mitrës para se të zhvillohet sëmundja malinje. Sa më herët të diagnostikohet, shanset për shërim janë më të mëdha. Në fazën fillestare, sëmundja shpesh nuk jep asnjë simptomë. Rekomandohet një herë në vit, çdo grua të bëjë kontroll gjinekologjik, i cili përfshinë eko dhe PAP test.

Kanceri i prostatës

Është shumë e rëndësishme që t’i respektoni këshillat e mjekëve dhe në varësi të moshës tuaj, të bëni teste të rregullta skrining. Një nga kontrollet më të rëndësishme parandaluese që duhet t’i bëjë çdo mashkull është kontrolli i prostatës. Kanceri i prostatës, si edhe kanceri i zorrës së trashë, është e lidhur me moshën dhe shpesh paraqitet te meshkujt e moshës mbi 50 vjeçare. Skriningu i prostatës përfshinë caktimin e PSA tumor markerit, kontroll rektal dhe eko një herë në vit.

Kanceri i zorrës së trashë

Skriningu për karcerin e zorrës së trashë është shumë i rëndësishëm për meshkujt dhe femrat mbi moshën 50 vjeçare. Ky skrining përfshinë test për gjakderdhje fekale dhe kolonoskopi.

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language